Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë
Ai u shpreh se është me ekipin që luan më mirë dhe performon më shumë në fushë, teksa shtoi se do t’i vinte mirë nëse fituese do të shpallej Franca, për të cilën ka treguar një simpati të veçantë.
11 July 2026, 14:09Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe për Kampionatin Botëror, duke thënë se ekipet që kanë arritur në çerekfinale janë shumë të forta dhe nuk ka një favorit të vetëm. Ai u shpreh se është me ekipin që luan më mirë dhe performon më shumë në fushë, teksa shtoi se do t’i vinte mirë nëse fituese do të shpallej Franca, për të cilën ka treguar një simpati të veçantë.
Kemi dy pyetje të ndryshme nga Elio Borni: Doktor, sipas jush kush do të fitojë kampionatin botëror? Mendoj se për Francën keni një pikë të dobët, por këtë herë cilën kombëtare e shihni si favorite?
Sali Berisha: Këto që kanë dalë në çerekfinale janë shumë të forta dhe natyrisht, absolutisht jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, mirë më vjen./Dosja.al