LIVE UPDATES
Politike

‘Botimet Enciklopedike’, pronare nga hiçi, a do ndërtohen kulla në mes të Tiranës

Në janar të vitit 2022 mblidhet Asamblea e Asionerëve me pjesmarrës Ajola dhe Valbona Xoxa (kryetare) dhe në rend dite kishin miratimin e tjetrësimit të pronave.

11 December 2024, 23:07 Nga I.A

‘Botimet Enciklopedike’, pronare nga hiçi, a do

TIRANË- Për sa ndoqët në pamje të parë duken si procedura burokratike brenda një Shoqërie Aksionere. Por, nuk janë të tilla, ato kishin një qëllim të paramenduar, që lidhen me tjetrësimin e pronave në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës, në të cilat në një afat të shkurtër mund të shohim ndonjë prej qiell gërvishtëse të Tiranës.

Në janar të vitit 2022 mblidhet Asamblea e Asionerëve me pjesmarrës Ajola dhe Valbona Xoxa (kryetare) dhe në rend dite kishin miratimin e tjetrësimit të pronave.

Fjalën e merr Valbona Xoxa dhe sqaron se shoqëria disponon disa prona të paluajtshme të cilat duhet të rivlersoheshin dhe kërkohej kapital i madh financiar, të gjitha shpenzimet avokatore dhe administrative për këtë proces janë mbuluar personalisht nga kryetarja.

Rivlersimi i parë i pronave u krye në dhjetor të vitit 2021 dhe disa prona të tjera u rivlersuan në janar të vitit 2022.

Kryetarja deklaron se shoqëria ka marrë një ofertë shumë të mire për shitjen e një aseti dhe se ka lidhur një kontratë paraprake për shitjen e pronës në rrugën Muhamet Gjollesha me nr Pasurie 5/139-N12 me sipërfaqe totale 449.8 m2,për të cilën është paguar dhe një kapar.

Nuk dihet se kush ëhstë blerësi i kësaj prone, por ajo që kuptohet nga dokumentacioni është se veprimet janë bërë me nxitim.

Për lidhjen e kësaj kontrate paraprake nuk është kryer as formalisht miratimi i Asamblese por siç shprehet në vendim Asambleja po e miraton POSTERIORI këtë kontratë.

Në datë 30.08.2022 mblidhet sërish Asambleja Aksionare e shoqërisë, dhe për herë të parë Greta Domi merr kompetencat e dhëna nga Ajola Xoxa. Në rend dite është miratimi i ndarjes së aseteve të shoqërisë dhe miratimi i kontratave të shitjes. Në këtë mbledhje kryetarja kërkon shitjen e aseteve si më poshtë:

1-            Nr.Pasurie5/360 truall me sipërfaqë 415.88 m2

2-            Nr.Pasurie 5/156+1-N11, lloji njësi me sipërfaqe48m2

3-            Nr.Pasurie 5/139-N9, lloji njësi me sipërfaqë 400.5 m2

Nuk dihet se sa është vlera e shitjes pasi kjo shoqëri nuk ka depozituar kurrë bilancet në QKB dhe nuk mund të analizojmë të dhënat. Pasi arritën qëllimin e tyre për ti marrë pronat shoqërisë që kishte edhe mbi 20 pronarë të tjere, Xoxa e përdor këtë kompani vetëm për të deklaruar çdo vit, 12 mijë euro të ardhura si pagë. Nuk ka asnjë të dhënë se si kjo shoqëri me vetëm 1 punonjës, Ajola Xoxen, siguron të ardhurat që më pas i përkthehen sërish Xoxes si pagë mujore.

I takon SPAK të sekuestrojë dosjën dhe të bëjë transparencë se kush i ka blerë këto asete dhe kush është ndërtuesi që ka paguar dhe kapar që shoqëria të mundësonte rivlersimin e pronave.

Babëzia e Ajola Xoxës nuk përfundon këtu. Një tjetër veprim që ngre dyshime të forta për burimin e parave të familjes Xoxa është edhe kompania AVA STUDIO.

Kjo kompani themelohet në tetor të vitit 2021 nga Valbona Xoxa dhe ka si objekt aktiviteti konsulenca të ndryshme në fushën artistike, trajnime kurse dhe botime të ndryshme.

Për themelimin e kësaj kompanie Valbona Xoxa ka nënshkruar deklaratë noteriale ku autorizon shtetaset Greta Domi, Xhoi Skënderasi dhe Fjoralba Zeko, punonjëse të së bijës, Ajola Xoxa.

Nga të dhënat e depozituara në QKB, për 2 vite kjo kompani ka arritur një fitim prej 210 mijë eurosh

Është fare e qartë se kjo kompani administrohet po nga Ajola Xoxa dhe stafi i saj duke përdorur emrin e Valbona Xoxa, e cila gjithë jetën ka punuar si mësuese në Liceun Artistik e sot del një biznesmene e suksesshme që në muaj e pare të themelimit të AVA STUDIO.

Pra siç e ndoqët, gjithçka është një projekt i nisur që në vitin e largët 2002, me themelimin e Byla-s e më pas Lëvizjes Mjaft. Synimi i pashfaqur ishte fuqizimi ekonomik i individëve të financuar nga SOROS e më pas forcimi i tyre, si në jetën politike por edhe në atë që ne sot e njohim si Drejtësia e Re. Kjo ishte vetëm një pjesë e saj, ku faktohen tentatkulat korruptive të Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxes, për të përfituar imunitet për atë që me plot gojë mund të quhet Organizatë kriminale!/Syri.net

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin