LIVE UPDATES
Politike

Brukseli po jep sinjale se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i ardhshëm në tryezën Evropiane/ Analiza e DW: A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

"Zgjerimi është një përparësi për Bashkimin Evropian dhe nëse kandidatët tanë përmbushin atë që kërkohet prej tyre, atëherë edhe ne duhet ta përmbushim premtimin tonë", tha Komisionerja e Zgjerimit Marta Koss përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

19 May 2026, 11:02 Nga D.S
Brukseli po jep sinjale se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i
Marta Kos

BRUKSEL- Lufta në Ukrainë e ka rikthyer çështjen e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian. Ndërsa Brukseli po jep sinjale se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i ardhshëm, brenda bllokut mbeten përçarje të thella. Disa vende këmbëngulin që BE-ja së pari duhet të reformojë veten. Propozime të shumta janë në tryezë.

"Zgjerimi është një përparësi për Bashkimin Evropian dhe nëse kandidatët tanë përmbushin atë që kërkohet prej tyre, atëherë edhe ne duhet ta përmbushim premtimin tonë", tha Komisionerja e Zgjerimit Marta Koss përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

Si provë se BE-ja po kalon nga fjalët në veprime, Koss tha se për herë të parë në 17 vjet, BE-ja ka formuar një grup pune për të hartuar një traktat pranimi - këtë herë me Malin e Zi. "Nuk ka sinjal më të qartë se ky që BE-ja e sheh Malin e Zi si anëtarin e saj të ardhshëm", tha për DW Strahinja Subotiq, një studiuese në Qendrën për Politika Evropiane (CEP) në Beograd. "Shembulli i Malit të Zi ka treguar se zgjerimi nuk është vetëm retorikë".

Reformat së pari, pastaj zgjerimi?

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka rikthyer zgjerimin në qendër të politikës evropiane. Për shumë shtete anëtare, çështja e integrimit evropian është bërë një çështje kyçe në diskutimet rreth sigurisë dhe pozicionit ndërkombëtar të BE-së. "Nevoja gjeopolitike për zgjerim njihet nga të gjitha shtetet anëtare", tha për DW Steven Blokmans, një studiues në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), një organizatë me ndikim me seli në Bruksel.

Por, shton ai, debati mbi zgjerimin është bërë i pandashëm nga diskutimet rreth reformimit të vetë Bashkimit Evropian. Çështja vazhdon të ndajë shtetet anëtare. Blokmans thekson se disa vende tradicionalisht kanë qenë më skeptike ndaj zgjerimit, veçanërisht Franca, e cila ka këmbëngulur prej kohësh që BE duhet së pari të reformojë sistemet e veta të qeverisjes dhe vendimmarrjes përpara se të pranojë anëtarë të rinj.

Nga ana tjetër, vendet në krahun lindor të BE-së po angazhohen për anëtarësim të përshpejtuar për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa mbështetësit e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor besojnë se rajoni ka pritur tepër gjatë për anëtarësim në BE.

Modele të reja në tryezë

Ndërsa BE përpiqet të balancojë urgjencën gjeopolitike me skepticizmin e brendshëm, në Bruksel po rritet debati nëse modeli tradicional i zgjerimit është ende i zbatueshëm. Komisionerja Kos pranoi se BE-ja ende po përdor një metodologji të zhvilluar katër dekada më parë dhe se propozimet për reforma janë në tryezë. "Ajo që po diskutojmë tani me shtetet anëtare është nëse parimet e integrimit gradual, të cilat aktualisht i përdorim kryesisht në fushën e tregut të përbashkët, mund të zgjerohen në fusha të tjera, veçanërisht në siguri”, tha Koss.

Ideja e "pranimit me faza” ose "integrimit gradual” nënkupton që vendet kandidate gradualisht fitojnë akses në politikat, fondet dhe institucionet e BE-së para anëtarësimit të plotë. "Ideja lindi nga frustrimi me mungesën e përparimit në procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, tha Steven Blokmans, një nga autorët e propozimit.

"Propozimet bazohen në idenë që vendet marrin përfitime konkrete më herët në proces, në këmbim të reformave”, tha ai. Këto ide tashmë janë bërë të përhapura, megjithëse ndonjëherë ato lihen në hije nga ide shumë më ambicioze, na kujton Blokmans. Midis tyre është propozimi për një të ashtuquajtur "zgjerim të kundërt", i mbështetur nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pjesë të Komisionit Evropian, sipas të cilit vende si Ukraina do të bashkoheshin fillimisht zyrtarisht me BE-në dhe më pas do të përfundonin reformat. Megjithatë, shtetet anëtare e hodhën poshtë shpejt idenë.

Vetoja nuk është më tabu

Ndër propozimet më të diskutueshme që qarkullojnë aktualisht në Bruksel është ideja e kufizimit të përkohshëm të të drejtave të vetos së anëtarëve të rinj pas pranimit. Propozimi, i zhvilluar nga Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, u kritikua menjëherë për këto modele.

Një nga autorët e propozimit, Strahinja Subotiq, i tha DW se qëllimi i propozimit është të qetësojë shtetet anëtare skeptike që kanë frikë se zgjerimi mund ta paralizojë BE-në. "Kishim frikë se lodhja nga zgjerimi mund të çonte në një situatë në të cilën BE nuk do të ishte më gati të pranonte më shumë se një ose dy kandidatë," tha Subotiq për DW.

"Skenari më i keq do të ishte që një vend të zbatonte të gjitha reformat e tij dhe prapë t'i kishte dyert e BE-së të mbyllura për të", tha ai, i cili beson se kufizimet mund të jenë të kufizuara në kohë dhe përmbajtje.

"Mund të zbatohet vetëm për një ose dy fusha, dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtën mënyrë ose për të njëjtën kohëzgjatje për secilin vend kandidat," tha Subotiq.

Blokmans beson se ligjërisht një mekanizëm i tillë mund të integrohet në traktatet e pranimit. Megjithatë, politikisht, çështja mbetet shumë e ndjeshme sepse ka të bëjë me sovranitetin dhe të drejtat e barabarta të shteteve anëtare, shton ai.

Megjithatë, disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë sinjalizuar tashmë gatishmërinë e tyre për një model të tillë. Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia kanë thënë se do të pranonin kufizime të përkohshme në të drejtën e vetos nëse kjo do të përshpejtonte anëtarësimin.

Mali i Zi si provë

Megjithatë, Mali i Zi nuk dëshiron vonesa ose marrëveshje kalimtare. Analistët besojnë se ndoshta do të jetë vendi që do të bashkohet me BE-në sipas rregullave aktuale, përpara reformave më seriozeinstitucionale të BE-së. Në të njëjtën kohë, si Steven Blokmans ashtu edhe Strahinja Subotiq besojnë se pranimi i Malit të Zi mund të shërbejë si një provë për mekanizmat e rinj të zgjerimit që po diskutohen sot në Bruksel.

Subotiq pret që BE-ja të prezantojë mekanizma më të fortë monitorimi pas anëtarësimit përmes traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi sesa në raundet e mëparshme të zgjerimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe regresin demokratik. "Mund të pritet që Mali i Zi të bëhet një model për testimin e kufijve të marrëveshjeve kalimtare dhe klauzolave ​​mbrojtëse", beson Blokmans.

Ai shton se traktati i pranimit që po përgatitet aktualisht mund të bëhet një model për zgjerimet e ardhshme. Sepse, ndërsa Brukseli po shkruan rregullat për pranimin e Malit të Zi, në fakt po përgatitet për një sfidë shumë më të madhe.

"Debati kryesor sot është në fakt për pranimin e Ukrainës", shpjegon Blokmans. "Është një vend në luftë dhe një shtet i madh që do të kishte një ndikim të madh në mënyrën se si qeveriset BE-ja, shpërndarjen e parave evropiane, por edhe në pozicionin e të gjitha vendeve të tjera kandidate."/DW

marta kos be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin