18 May 2026, 19:57
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar, se opozita është e pamposhtur dhe se ajo qëndron e tillë për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Lideri i opozitës nuk la pa përmendur dhe dekoratën që Universiteti i Arteve i dha Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës. Sipas Kryedemokratit, kjo ishte një fyerje dhe poshtërim i madh për studentët dhe pedagogët që janë artistë të vërtetë.
"Është gjithnjë nder për mua dhe privilegj t’i adresohem parlamentit të qytetarëve, të flas para jush qytetarë dhe qytetare, demokrate dhe demokratë të nderuar, njerëz me dinjitet, qytetarë që sakrifikoni për të çmuarën që ka njeriun i qytetëruar, për dinjitetin njerëzor. Avoketër të pamposhtur të të vërtetave. Asgjë nuk ka më të çmuar njeriun se dinjitetin e tij. Asgjë nuk përcakton më shumë dinjitetin e tij se sa raporti dhe qëndrimi që ai ka ndaj të vërtetës. Sot ju, mbarë opozita shqiptare, jeton në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Jeton në një narkodiktaturë apo diktaturë autokratike. Por në dallim nga një seri diktaturash autokratike tjera, diktatura e Edi Ramës bazohet në miliarderët e drogës, bazohet në kartelet e drogës, bazohet në vjedhjen e miliardave të qytetarëve shqiptarë, bazohet në spastrimin etnik të shqiptarëve, bazohet në dhunën, terrorin, kontrollin policesk të shqiptarëve.
Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar të mposhtin opozitën. Ndaj dhe ju vini sot këtu, ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur. Qëndron për të vërtetat e mëdha të kombit, të vërtetat e mëdha të shoqërisë. Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qëndron jo vetëm ndaj akteve të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve politikë të opozitës nga bastardi i xhelatëve, i atij që firmosi varjen në litar të Havzi Nelës dhe që e dekoroi para tre ditësh. Mirënjohje për xhelatin që firmosi të varet poeti. Nuk kishte fyerje dhe poshtërim më të madh për ata studentë, për ata pedagogë artistë të vërtetë se sa dekorimi i skulptorit xhelat, që firmosi në vitin 1988, në prag të rënies së Murit të Berlinit, varjen e një poeti që i thurte vargje lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. I thurte vargje Kosovës dhe popullit të saj të pushtuar," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
18 May 2026, 19:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- COELA do të mblidhet të martën në orën 10:00 për të diskutuar Raportin e IBAR p&e...
Politike
18 May 2026, 16:01
E.d
Manjola Nallbani
TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani ka folur për pengesat që artistët kanë në...
Politike
18 May 2026, 15:53
E. D
Pamje nga Takimi
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bashk&eu...
Politike
18 May 2026, 15:34
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se, arrestimi i Shefit të Komisariatit të Polici...
Politike
18 May 2026, 15:07
E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot një seancë dëgjimore me artist&...
Politike
18 May 2026, 14:53
D.S
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari i çështjeve ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se më 23 maj demokratët me referend...
Politike
18 May 2026, 13:36
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka drejtuar sot një letër kreut të SPAK, Klodjan Bra...
Politike
18 May 2026, 13:32
E.d
Gentjan Gjyli dhe Ermal Elezi
TIRANË- Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i OSHEE-së, Erald Elezi, janë paraqitur...
Politike
18 May 2026, 11:53
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Platforma, E-Albania 2.0 vjen me një strukturë të re, e cila do të mundësojë për...
Politike
18 May 2026, 11:42
D.S
Edi Rama
KOREA E JUGUT- Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, i shoqëruar nga bas...