LIVE UPDATES
Politike

'Butrinti'/ Zhupa: Qeveria e pranon me shkrim se koncensioni është një ligj ‘i qepur’ me porosi, klientelist dhe pa rregulla

Sipas Zhupës, ky koncension është një “ligj i qepur me porosi nga qeveria, klientelist dhe pa rregulla”.

4 November 2023, 11:22 Nga A.B
'Butrinti'/ Zhupa: Qeveria e pranon me shkrim se koncensioni
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dalë ditën e sotme para mediave për të vijuar ciklin e transparencës mbi ecurinë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar shpalljen "Antikushtetuese" të një marrëveshje administrimi (që në thelb është një kontratë koncesioni) që Qeveria shqiptare ka lidhur për menaxhimin e trashëgimisë botërore të Parkut Arkeologjik të Butrinit.

Zhupa paraqiti publikisht dokumentet. Sipas Zhupës, ky koncension është një “ligj i qepur me porosi nga qeveria, klientelist dhe pa rregulla”.

"Jo të gjithë ju keni kohë ta ndiqni këtë proces, për të kuptuar se çka ndodhur, se si është sjellë qeveria shqiptare me një pasuri botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke e dhënë me koncesion, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit, akt ndërkombëtar ky që Shqipëria e ka nënshkruar dhe që e detyron shtetin shqiptar që mos të japë në koncesion të të tretëve pasuritë e mbrojtura prej saj, sepse kjo është detyrë themelore e shtetit, jo e privatit"-thotë ndër të tjera ajo. 

'Butrinti'/ Zhupa: Qeveria e pranon me shkrim se koncensioni

Deklaratë e deputetes së PD, Ina Zhupa:

Jam sot këtu sërish përpara jush, për të vijuar me ciklin e transparencës mbi ecurinë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku ne deputetët e partisë demokratike kemi kërkuar shpalljen antikushtetues të një marrëveshje administrimi, që në thelb është një kontratë koncesioni, që qeveria shqiptare ka lidhur për menaxhimin e trashëgimisë botërore të Parkut/Sitit Arkeologjik të Butrinit.

Jo të gjithë ju keni kohë ta ndiqni këtë proces, për të kuptuar se çka ndodhur, se si është sjellë qeveria shqiptare me një pasuri botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke e dhënë me koncesion, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit, akt ndërkombëtar ky që Shqipëria e ka nënshkruar dhe që e detyron shtetin shqiptar që mos të japë në koncesion të të tretëve pasuritë e mbrojtura prej saj, sepse kjo është detyrë themelore e shtetit, jo e privatit.

Por, për ta bërë transparente dhe të kuptueshme për ju të gjithë, sot do të publikojmë përpara jush, disa fakte të tjera, për të parë se si Qeveria i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pyetjet që gjykata i ka bërë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në datën 04.10.2023 dhe se si del zbuluar në këto përgjigje.

Në seancën gjyqësore, gjykata kushtetuese e pyeti qeverinë, për disa detaje të rëndësishme për zgjidhjen e drejtë të çështjes, ndërkohë që qeveria e gjendur e papërgatitur, por dhe me tendencën për të fshehur çdo rrethanë, siç e ka bërë deri tani, i kërkoi gjykatës, që pyetjeve t’u përgjigjej me shkrim. Dhe përgjigja me shkrim erdhi, vet Sekretari i Përgjithshëm z. Ëngjell Agaçi e ka nënshkruar këtë përgjigje.

Ja si e pyet Gjykata, dhe çfarë thotë qeveria:

Gjykata e pyet Qeverinë:

– A ka një rekomandim se menaxhimi i mëparshëm po shkaktonte humbje dhe a ka ndonjë studim fizibiliteti, bazuar në të cilin rezultoi që shteti nuk kishte më as kapacitetet njerëzore dhe as ato financiare që të proçedonte me administrimin e Butrintit, siç kishte bërë deri në atë moment? Nëse po, a mund të na i vini në dispozicion një kopje të këtij dokumenti bazuar në të cilin kjo iniciativë u konsiderua si e vetmja e mundshme?

Qeveria i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese. Ja ku është përgjigja me shkresë nr. 1177/21 prot, datë 16.10.2023.


Përgjigjja është në fakt, epike, komike dhe për të ardhur keq njëkohësisht.

Kjo përgjigje në fakt, është një autogol që qeveria i bën jo vetëm vetes por dhe partnerit që ka zgjedhur të bashkëpunojë. Pse? Sepse qeveria e pranon hapur, pa ju dridhur qerpiku, se:

– Dokumenti që jemi bazuar për dhënien me koncesion është Plani i Menaxhimit të Butrintit që është hartuar me mbështetjen, pra me pagesën të AADF-së, pra me mbështetjen e partnerit që më pas e mori vet me koncesion në administrim. Sipas këtij dokumenti, Parku Kombëtar i Butrintit ka shumë probleme në menaxhim dhe duhet dhënë me koncesion.

Pastaj qeveria e studion me ‘shumë vëmendje’ këtë Plan Menaxhimi, ku AADF i thotë se ka shumë probleme, e miraton me vendim, dhe bën një ligj specifik, që më pas këtë pasuri botërore ta marrë, po vetë AADF me koncesion, por nëpërmjet krijimit të Fondacionit për Mbrojtjen e Butrintit.


Pra, një strukturë jo shtetërore, bën planin e menaxhimit të Butrintit, evidenton ‘problemet e rënda’ dhe propozon si zgjidhje që ta marri vet me koncesion dhe në fund kjo ndodh.  

Kjo është situata më flagrante ku konflikti i interesit, papajtueshmëria dhe subjektivizmi, në parapërgatitjen e situatës për dhënien me koncesion të Butrinit, është shumë evidente, e dukshme. Qeveria shprehet në gjuhë popullore : ‘Na e tha AADF që duhet ta jepnim me koncesion AADF’’

Mjafton kjo përgjigje e qeverisë shqiptare për të kuptuar se sa qesharak, të paaftë, dhe në çfarë mendjelehtësie, dhe pa asnjë kujdes, kjo qeveri ka lidhur një marrëveshje koncesioni antikushtetuese dhe me porosi!


A mund të konsiderohet ky dokument Plani i Menaxhimit të Butrintit një dokument i besueshëm, objektiv dhe i pavarur, në kushtet kur është mbështetur dhe financuar nga vet përfituesi i koncesionit?!

Ajo që është dhe më flagrantja është fakti se edhe pse kemi Kushtetutë, Ligje, Kod Penal, që nuk i lejojnë këto veprime, por i konsiderojnë të papranueshme, antikushtetuese, dhe të dënueshme, këto ndodhin, dhe pranohen hapur dhe me shkresë nga qeveria shqiptare në përgjigjet që i dërgon Gjykatës Kushtetuese.

Dhe përse ndodh kjo?! Sepse për gjithë këto shkelje të ligjit, dhe nga frika e përgjegjësisë, bëhet një marrëveshje që e miratojnë me ligj në Kuvend, që ti shpëtojnë përgjegjësisë individuale, por pa mundur dot që ta veshin këtë kontratë me legjitimitet dhe kushtetushmëri.

AADF-së, që ka mbështetur hartimin e Planit të Menaxhimit të Butrintit e pranon hapur dhe botërisht se Plani i Menaxhimit të Integruar të Butrintit është i pari i këtij lloji që do të ndërmerret nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës për ti hapur rrugë që po AADF ta merrte në administrim këtë pasuri, përmes kontratës që në thelb, është koncesion i pastër.

Pra, AADF paguan zgjedh ekspertet, paguan planin rreth 250.000 mije euro (dokument) për të hartuar Planin e Menaxhimit të Butrintit, plan ky që e nxin menaxhimin shtetëror të kësaj pasurie, që të justifikoje më pas, hapjen e rrugës për një koncesion.


Menaxhimi shtetëror dhe mund te ketë probleme, por kurrësesi shteti nuk mund të heqë dorë nga funksionet themelore të tij, sidomos për pasuri botërore të mbrojtura nga UNESCO, sepse asnjë fondacion nuk mund të përmbushë funksione shtetërore.

Kjo ka ndodhur në fakt, dhe këto janë një pjesë e pretendimeve tona përpara Gjykatës Kushtetuese.

Sepse Kontrata e Administrimit të Butrintit është e paracaktuar, që në krye të herës, ndoshta që në momentin e hartimit të ligjit për trashëgiminë në vitin 2018, ku partneri që është përzgjedhur, AADF ka mbështetur financiarisht hartimin e studimit të fizibilitetit  me qëllim justifikimin për të marrë me koncesion, por pa garë këtë pasuri Botërore, duke e justifikuar me terma administrim indirekt, që u futën në ligjin 2018, si një në bashkëpunim shtet-privat, por që në fakt, është me shumicë private dhe forme koncesionare.

E gjithë kjo ndihmë, e partnerit pra e AADF-së, do të ishte shumë e mirëpritur, ku ndihma financiare do të ofrohej për mirëmenaxhim dhe fuqizimin e kapaciteteve, por kurrësesi, që një privat të ketë shumicë vendimmarrëse në një organizëm që krijohet për Butrintin.

Ndërkohë, po të shikojmë, përgjigjen, Qeveria i thotë Gjykatës Kushtetuese, se

Dokumenti i dytë qe ja mbushi mendjen qeverisë, për ta dhënë Butrinin me koncesion është dhe raporti i KLSH për problematikat e gjetura në vitin 2021.

Por qeveria, harron të citojë që KLSH në këtë raport, evidenton problematikën për biletat elektronike edhe përmend edhe AADF si koncensionare në atë kohe të atij sistemi që kishte nevojë per rregullime.  

Në një nga rekomandimet e Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet:

‘Bordi i Parkut Kombëtar Butrint’ dhe AADF, të cilit i është dhënë me koncesion shërbimi i biletarisë së Parkut, të vlerësojnë dhe të marrin masa për rritjen e numrit të sporteleve të biletarisë.


Pra, sipas tyre këto dy dokumente:

Ku njëra është paguar nga AADF dhe tjetra flet pikërisht per problemet që vinin nga sistemet e bëra nga AADF ishin të mjaftueshme për ti bindur t’ju jepnin Butrintin AADF me koncesion përmes një fondacioni hibrid shtet-privat FMB por, ku privati ka shumicën vendimmarrëse!!!

Pra, siç mund ta keni kuptuar tashmë, këtë lloj shteti kemi!

Çfarë procedure pa procedurë është ndjekur për të dhënë me koncesion antikushtetues Butrintin, me një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës, si ky që ka bërë qeveria shqiptare.

Për ta bërë më qesharake përgjigjen e tyre, qeveria i bashkëlidh përgjigjes drejtuar Gjykatës Kushtetuese, edhe Raportet e UNESCO për Butrintin, për vitet 2004, 2005, 2009, pra të 14-19 viteve përpara, si arsye jusitifikuese sipas tyre, se përse menduan që ta jepnin me koncesion Butrintit në vitin 2022!

Ndërkohë që del shumë e qartë se nuk ka një studim fizibiliteti, nuk ka ndonjë rekomandim nga organizëm i pavarur për këtë model, nuk ka një krahasim me modelet e tjera të mundshme në botë, nuk ka një analizë SËOT të pavarur shtetërore, nuk ka një thirrje ndërkombëtare për partner të mundshëm, nuk ka asgjë që ta bëjë procesin të besueshëm, objektiv, dhe sado pak ligjor dhe të pandikueshëm.


E gjitha është një farsë, për të justifikuar koncesionin!

Dhe për të mbrojtur të gjithë ata që janë marrë me këtë cështje, marrëveshja miratohet me ligjin nr. 50/2022 në Kuvend, ligj ky që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe që nuk është në harmoni me Konventën e Parisit!

Kjo përgjigje e qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e zhvesh përfundimisht qeverinë nga propaganda dhe e kategorizon këtë ligj, në fushën e atyre ligjeve ‘të qepur’ me porosi, klientelist, pa rregulla dhe tërësisht antikushtetues.

Një ligj që krijon hapësira të mëdha, që interesi ynë i përgjithshëm të dëmtohet, që Butrinti të dëmtohet, dhe në këtë mënyrë identiteti dhe trashëgimia jonë kombëtare të vihet në rrezik përmes këtij precedenti të rrezikshëm për menaxhimin e trashëgimisë tonë kulturore.

Këto janë disa nga arsyet se përse ky ligj dhe marrëveshja pjesë integrale e tij, janë dërguar nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese.

ina zhupa


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin