3 November 2023, 15:16
Nga I.A
Bledjon Nallbati
TIRANË- Deputeti i PD Bledjon Nallbati për herë të parë ka folur lidhur me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në Kuvend dhe kallëzimin në SPAK bërë ndaj tij nga PS. I ftuar në News24, Nallbati deklaroi se nuk e ka goditur me grusht kolegun e tij të PS, Vullnet Sinën, ndërsa shton se ishte ai i fundit që e ka provokuar dhe ka tentuar ta godasë. Ai tha se i është afruar vetëm për t’i marrë kartën e votimit.
“Që ta sqaroj njëherë e mirë këtë çështje, është hera e parë që prononcohem… ajo çfarë ka ndodhur atje nuk nderon askënd, por sikundër e dini ka një aksion të opozitës për të bllokuan funksionimin normal sa kohë pretendon se i janë ndaluar të drejtat kushtetuese. Bardhi kërkonte fjalën për procedurë, dhe kryetarja i dha fjalën Sinës, i cili po provokonte një opozitë të tërë. Unë shkoj atje për t’i marrë kartën dhe nuk e kam prekur me dorë. Kam marrë kartën, në këto momente më ka kapur duart që të më marrë kartën. Unë e kam shtyrë për të shkëputur duart, dhe kur unë jam ngritur ai është turrur për të më qëlluar. Më pas mund të kem reaguar në kushte të vetëmbrojtjes. Është më e patolerueshme ajo që bën mazhoranca për të bërë të tilla veprime. SPAK nuk më ka thërritur, por besoj se po dhe unë jam i gatshëm për të dhënë shpjegimet e mia”, tha ai.
I pyetur nëse deputetët e opozitës do të futen në grevë urie, Nallbatie konfirmoi këtë gjë.
“Nëse hapat e tjerë që ne mendojmë gjatë kësaj kohë për të vazhduar në seancat plenare apo komisionet parlamentare nuk do japin rezultat, do shkojmë në grevë urie. Ka plot hapa të tjerë deri në mbërritjen e grevës. Beteja po bëhet për mbrojtjen e opozitarizmit. Sa i takon Berishës, nëse është fajtorë, të vazhdojnë. Ne nuk mbrojmë fajtorët. Berisha ka thënë se betejën e tij do ta bëjë vetë”, tha ai.
bledjon nallbati
Politike
3 November 2023, 14:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në zyrën e kreut t&eu...
Politike
3 November 2023, 13:28
A.B
Salianji ne Kuvend
TIRANË- Vetëm për tre deputetë të opozitës PS ka mbledhur firmat dhe ka dorëzuar në Kuvend k&eum...
Politike
3 November 2023, 13:15
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Në konferencën e përjavshme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet pë...
Politike
3 November 2023, 12:34
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje hetimet ...
Politike
3 November 2023, 12:23
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha bëri të ditur se PD do t'i rikthehet jetës parlamentare, atëherë kur maxhoran...
Politike
3 November 2023, 12:24
r.ll
sali berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, tha se sa i p...
Politike
3 November 2023, 12:16
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohoi akuzat se aksioni i opozitës ka nisur pas arrestimit të Malltez...
Politike
3 November 2023, 12:11
Sali Berisha
TIRANË- "Zhvillimet dramatike të djeshme në parlament dhe pas parlamentit, janë dëshmi e pakontestueshme e narko...
Politike
3 November 2023, 11:48
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË-Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot për mediat lidhur me procesin e zgjedhor t&...
Politike
3 November 2023, 11:17
A.B
Kuvendi
TIRANË- Pas tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, socialistët po mbledhin firmat për të kërkuar pë...