LIVE UPDATES
Politike

Sërish PËRPLASJE për Butrintin/ Ina Zhupa-ministres: Sqaro Richard Hodges! Margariti: Asnjë nuk paguhet. Ura e Zogut? Kemi një studim

Deputetja sqarime për mënyrën se si u përzgjodh anëtar i Bordit të koncesionit, Richard Hodges, të cilin e cilëson si një individ anti-shqiptar.

30 January 2023, 19:01 Nga k.m.
Sërish PËRPLASJE për Butrintin/ Ina Zhupa-ministres: Sqaro
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Debate për Butrintin dhe jo vetëm kanë ndodhur në Komisionin për Edukimin, në mbledhjen e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Koncesioni i Butrintit rihapi debatet mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i kërkoi Ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Deputetja sqarime për mënyrën se si u përzgjodh anëtar i Bordit të koncesionit, Richard Hodges, të cilin e cilëson si një individ anti-shqiptar. Por edhe në mbledhjen e sotme nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sipas ministres, një studim është bërë për urën e Zogut në Mat, por duket se ende nuk ka asnjë fond për ndërhyrje. 

PJESË NGA DISKUTIMI NË KOMISION: 

Flutura Açka: Kemi nisur një shkresë për Urën e Zogut, shkresë për ju nuk kemi marrë. Ministria e Infrastrukturës thotë që nuk e ka në inventar fare. Në investar të kujt është, çfarë është bërë pas alarmit? Çfarë do të bëhet me Urën e Zogut, do e shpëtojmë? Zhvatësit e artifakeve, pashë një emision alarmant të njerëzve, ka qenë edhe një shqetësim i AFP-së. Rasti i fundit RENEA një burrë gërrmonte në kanionin e Holtës, keni zbuluar dëmtime në këto zona? Si mund të shpëtojmë nga dëmtuesit? Unë isha në kalanë e Himarës, nuk kishte asnjë njeri, biletaria ishte e mbyllur, pse? Restarimi i kishave, po u ndryshohet çerja, e kam për kishat e Mokrës që po u jepet pamja e atyre greke. Ka 2 kisha në Elbasan, çfarë bëhet me sigurinë në këto kisha? Parku i Muzeut të Pavarësisë, është një pus i hapur para, fëmijë hyjnë e dalin, asnjë lloj sigurie. Përballë shtëpisë është një mal i madh, male të tilla në Belgjikë nuk bën dot se nuk e lë njeri. Pse shtëpinë tonë nuk e sheh dot nga deti?

Elva Margariti: Piramidës po i japim një jetë të re, nuk po e kthejmë në një muzeuloum, nuk po e kthejmë në një vend kjoskas, po e kthejmë në një momument funksional. E funksioni lidh teknologjim dhe rininë, për një mundësi punësimi. I vishet kaq mirë një vendi të memories, saqë uroj që ai person që e shikonte si muzeolumin e tij sot të përpëlitet 3 herë atje ku ndodhet. Ndërkohë sa i përket Butrintit nuk ka asnjë kakofoni. Kemi marrë informacione mediatike, do e kishit kuptuar se jemi në fazë tranzitore. Për sa kohë "handover" nuk ka ndodhur ende zyra e administrimit është ajo që çon para ekzekutimit të marrëveshjes. Po bëjmë inventarizimin, gjendjen e muzeut, etj. Mos të harrojmë që duhet të kemi një drejtor ekzekutiv, uroj që këto ditë të kemi një përgjigje finale. Iu ftoj që të takohemi dhe të sqaroj rishtazi me detaje dhe të vërtetat e mirëqëna se çfarë tagri ka fondacioni i Butrintit. Faza tranzitore nuk ka asnjë njollë të zezë. Sa i përket urës së Zogut, e kemi thënë që nuk është thjesht një vepër që i përket Ministrisë së Kulturës. Është një vepër inxhinerike komplekse dhe si e tillë, e ka të pamundur që të hartojë një plan. Kemi kontaktuar profesorët e Muzeut Teknik. Me shirat e fundit ky raport duhet të rishihet. Ndërkohë që nga ana tjetër, kryeministri ka ngritur një grup, në momentin që do të kemi një shtyllë të projektit do të rigjendemi prapë për t'u thënë sesi po shkon projekti dhe në çfarë vlerash do të jetë. I jemi përgjigjur situatës pa vënë në rrezik askënd. Ura kur ndodhej në vërshimet e ujit, nuk do të çojmë inxhinerët atje. Po bëjmë atë që është më e mira brenda mundësive që na lë zoti. Sa i përket artifakteve, nuk filloja që do të trumpetonim trafikimin e tyre. Ky nuk është rezultat i një nisme që ka nisur pak kohë më parë. Kemi nënshkruar një marrëveshje me SHBA, kemi bërë trajnimin e stafeve të Policisë dhe të punonjësve. Jemi futur në një netëork më të gjerë. Kisha e Shelcanit është vendosur në buxhetin e vitit 2023. Ndërhyrjet që bëhen janë të disa fazave. Kjo nuk do të thotë që godina nuk degradohet, por janë bërë ndërhyrje. Nëse doni t'ju them restarimet, kemi atë të Shën Kollit në Lushnje, atë të Ungjillimisht, në Shelcan, në Lunxhëri, Urën e Nicës në Pogadec, etj. Sa i përket parkut të pavarësisë në Vlorë, nuk do të doja të ndalesha në detajet arkitekturore. Shifrat e konflikteve, nuk i shikoj si të tilla, i marrim nga INSTAT dhe nga sitet. Nuk thashë që e kemi kaluar 2019. Për Elbasanin kemi bërë disa ndërhyrje në Kishën e Shën Mërisë. Parkun automobilistik nuk e kam vizituar, nuk kam pasur një ankesë lidhur me këtë projekt.

Ina Zhupa: Thoni që kemi 200 zona të mbrojtura dhe 2122 pasuri kulturore, infomracionin janari. KLSH thotë se kemi 2159 pasuri kulturore dhe 174 zona të mbrojtura. Ose nga shtatori dhe deri më sot keni shtuar zonat e mbrojtura, ose... Në fakt është e kundërta, keni shifra më të rritura, por sepse KLSH reflekton gjendjen reale të zonave të mbrojtura dhe zhdukjen e tyre për të cilat iu ka dërguar në Prokuruori. Cila ishte metoda e vlerësimit që ju si Ministri, ose si Ministre se nuk e di si ka funksionuar, përdorët për të çuar në përzgjedhjen e zotit Richard Hodges si anëtar i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit? A do të ishte e mjaftueshme nëse unë do ju vija në dispozicion botimet antishqiptare të këtij anëtari të Bordit? Cila ishte metoda e vlerësimit të tij si anëtar i Bordit të Butrintit? Cilët ishin anëtarët e kësaj strukture? Mbi ç'bazë? A është lidhur një kontratë me Hodges? Cilat janë përfitimet financiare që ai do të ketë? Kush është projekti juaj për Parkun Arkeologjik të Finiqit? Ministria juaj jeni aktualisht në prokurori për dy restaurime të kryera në Shkodër, Kafen e Madhe dhe Gjuhadolin. Sa na kanë kushtuar këto ne?

Elva Margariti: PPP-ja për kalanë e Lezhës ishte dhënë me koncesion, por u prish kjo marrëveshje në 2014. Çfarë merr bordi i Butrintit? 0 lekë. Zonat e mbrojtura janë të tilla dhe pasuri kulturore. Nuk do të ringrejmë asgjë. Pse ka më shumë investime në Gjirokastër? Sepse vetëm në qendrën historike ka 600 objekte. Çfarë investimet bëtë ju për Shkodrën? E bëtë ju Muze Marubin? E restauruat Pedonalen?

Ina Zhupa: Nuk mora përgjigje por nuk është se kisha pritshmëri të larta. Sa i përket Lezhës, jeni gabim, më shkruan Apollon Baçe sepse tregon që nuk merrte kalanë por vendoste çatinë në muze dhe vendoste një bar-kafe e një VC që të mos dilnin në natyrë. Nga ana tjetër, konkurs ndërkombëtar mund të hapë edhe shteti shqiptar, e ta kishte publikuar në gazeta. Një ministre duhet që të kishte një mendim për Richard Hodges dhe rrezikun që ai përfaqëson duke e lënë në menaxhimin e Butrintit.

Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

ina zhupa elva margariti butrinti jepet me koncension butrinti ne kuvend

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...