Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Buxheti 2025, Petrit Malaj: 34 milionë euro në 2013, sot 146 milionë euro për Bujqësinë
Gjatë fjalës në Kuvend, Malaj ka theksuar se në vitin 2025, buxheti për bujqësinë do të jetë 146 milionë euro.
18 November 2024, 13:56Nga I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se në 12 vite qeverisje, buxheti për bujqësinë është rritur me 112 milionë euro. Gjatë fjalës në Kuvend, Malaj ka theksuar se në vitin 2025, buxheti për bujqësinë do të jetë 146 milionë euro.
"Në lidhje me skemën e TVSH se ku duhet të aplikohet TVSH dhe ku jo, besoj se ju, deputeti Mziu, keni qenë pjesë e këtij parlamenti kur keni bërë ndryshimet përkatëse dhe kur ishte zero TVSH për fermerët dhe kur ishte 20% dhe kur u ul në 6% e kështu me radhë nëse keni një propozim konkret, i cili do të duhet të ndihmojë më mirë sektorin në fjalë mund të na i prezantoni që të bëjmë një vlerësim dhe të kemi një skemë finale që i shërben fermerëve në mënyrë më të mirë të mundshme. Kemi një rritje të financimit të sektorit të bujqësisë me 9.9 miliardë lekë më shumë se para 10 vitesh. Kemi një rritje të skemës së kompensimit të fermerëve dhe subvencionimit të naftës me 3.4 miliardë lekë, e cila në vitin 2027 do të shkojë në 5 miliardë”, tha ai.