15 July 2025, 14:02
Nga N.F
Rama
GJERMANI- Kreyeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e festivalit muzikor “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari. "Herrenchiemsee Festspiele” është festival muzikor i përvitshëm që mbahet në ambientet Pallatit “Schloss Herrenchiemsee” të ndërtuar nga Mbreti Ludëig II. Rama gjatë kësaj ceremonie ka mbajtur fjalën e tij teksa u shpreh se Europa nuk është thjesht një strukturë politike apo ekonomike, por një civilizim që ndërtohet përmes ndjeshmërisë, bukurisë dhe krijimit.
Ai më tej u shpreh se muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin ndërsa muzikantët gjermanë performojnë në Tiranë. Sipas tij Evropa është krijuar të bashkojë përmes krijimit dhe shkëmbimit.
"Të gjendesh këtu, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr, një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë, do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektuara. Do të thotë të përqafosh një ide që është bërë e përjetshme. Dhe të ftohesh këtu, përpara jush, nuk është thjesht nder, është një privilegj që do ta mbart me vete për gjithë jetën. Ja ku jemi sot, në një kohë kur Evropa, shtëpia jonë e përbashkët, gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Evropa nuk ka qenë kurrë një trakat ose një monedhë, as thjesht një parlament ose një treg.
Evropa ka qenë dhe mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën, një mënyrë për të besuar se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks po një mënyrë të jetuari. Ky festival në sfidën e tij të heshtur, është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Evropën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulurën si dekor. Ne në Shqipëri e dimë se ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë. E megjithatë edhe atëherë muzika e gjente rrugën e saj.
Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret. Sot muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin muzikantët gjermanë performojnë në Tiranë. Kjo nuk është rastësi. Kjo është Evropa që bën atë për të cilën është krijuar, të bashkojë përmes krijimit, të lartësojë përmes shkëmbimi,' tha Rama.
rama
Politike
15 July 2025, 13:58
N.F
Foto
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në...
Politike
15 July 2025, 13:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për blerje masive votash në zgjedhjet e 1...
Politike
15 July 2025, 13:04
E. D
Alexey Zaytsev
TIRANË- Ambasadri i Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaytsev, ka deklaruar se rajoni ka qenë dhe mbetet ...
Politike
15 July 2025, 13:10
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë...
Politike
15 July 2025, 12:36
E. D
foto ilustruese
DIBËR- 35 administrator të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur ...
Politike
15 July 2025, 12:15
N.F
Foto
KUKËS- Në valën e dorëheqjeve mësohet se sot kanë dorëzuar largimet e tyre nga detyra 14 administratorë t...
Politike
15 July 2025, 11:51
N.F
Foto
KOSOVË- Ka dështuar edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni D...
Politike
15 July 2025, 11:37
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqsore përballë gazetarit ...
Politike
15 July 2025, 11:39
E. D
Partia e Lirisë
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu ka deklaruar se qeveria shq...
Politike
15 July 2025, 11:17
E. D
Bashkia e Vaut të Dejës
VUA i DEJËS- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli, ka thirrur një mbledhje paradite...