21 November 2024, 10:01
Nga r.ll
foto e postuar nga dhurata cupi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se mund të shqyrtohet mbyllja e aplikacioneve të "Tik Tok" dhe "Snapchat" në Shqipëri. Deklarata e Ramës erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Ndërkohë sot deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar deklaratën e Ramës përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.
Ajo ka bashkangjitur edhe dy foto të tregojnë dy qëndrime për "Tik Tok"-un të kryeministrit brenda 1 viti, atë që thotë se ky aplikacion është i dëmshëm apo atë që e promovon për rëndësinë e tij globale. Deputetja ngre pyetjen "Cilin Ramë të besojmë?", ndërsa sipas saj mbyllja e "Tik Tok", pas kësaj ngjarje të rëndë nuk e mbulon problemin, por "e lë të harrohet deri në tragjedinë e rradhës."
POSTIMI I PLOTË:
Cilin Ramë të besojmë? Ramën kundër Tik Tok, se e di që kështu mund të shuaijë zemëratën e njerëzve për vrasjen e nxënësit 14 vjeçar, apo Ramën që promovon Tik Tok për të na treguar rëndësinë e tij globale? Fotot tregojnë se kemi 1 kryeministër me 2 qëndrime brenda 1 viti. E kam thënë shpeshherë, Edi Rama ndryshe flet, ndryshe vepron. Thotë se ka hulumtime që Tik Tok është i dëmshëm. Kur është me ndikim kaq negativ tek fëmijët dhe rinia pse hapi llogari në Tik Tok dhe pse e mban ende atë llogari të hapur? U mbyll ose jo Tik Tok-u kjo nuk e zgjidh problemin. Thjesht e mbulon dhe e lë të harrohet deri në tragjedinë e rradhës.
postimi i cupit
edi rama dhurata cupi
Politike
21 November 2024, 08:00
r.ll
sali berisha
TIRANË- Do të mbahet sot seanca ku pritet të shqyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha lidhur me vendimet e GJKK...
Politike
20 November 2024, 22:29
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi të mërkurën mocionin e deputetëve t&eum...
Politike
20 November 2024, 22:23
ZH.LL
Besnik Bislimi
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e ...
Politike
20 November 2024, 20:16
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi buxhetin e miratuar nga mazhoranca socialiste dhe të kun...
Politike
20 November 2024, 20:10
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka komentuar edhe protestën e paralajmëruar për 14-vjeçarin e vrarë. Berish...
Politike
20 November 2024, 19:58
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeminstrit Rama, duke e konsideruar atë si fajtorin kryesor pë...
Politike
20 November 2024, 19:55
E. D
foto nga takimi
TIRANË- E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kr...
Politike
20 November 2024, 19:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ndal tek dalja para mediave e Edi Ramës ditën e sotme, ku shpërndau vrer k...
Politike
20 November 2024, 19:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, duke d&eum...
Politike
20 November 2024, 17:41
I.A
Ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka dërguar një letër publike strukturave dhe simpatizan&...