Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, kërkoi ndërprerjen e rendit të ditës, duke argumentuar se situata e krijuar kërkon mbikëqyrje parlamentare.
TIRANË- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale e nisi mbledhjen me debate, pas zhvillimeve të fundit lidhur me masën e arrestit ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, kërkoi ndërprerjen e rendit të ditës, duke argumentuar se situata e krijuar kërkon mbikëqyrje parlamentare.
Gjatë fjalës së tij, Kaso e cilësoi zhvillimin si një krizë të institucioneve. Ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, e kundërshtoi këtë interpretim, duke argumentuar se veprimet e institucioneve të drejtësisë janë pjesë e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Pjesë nga debati:
Kaso: Përpara se të nisim me rendin e ditës, desha të trajtoj një çështje me rëndësi për komisionin, parlamentet dhe institucionet e shtetit shqiptar. Kjo seancë e sotmja nuk mund të nisë në mënyrë të zakonshme, sepse ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme dhe nga më të rëndat në 36 vite demokraci. Sot është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar dhe këtë e them me shumë dhimbje, sepse të gjithë ne në periudha të ndryshme kemi investuar dhe punuar që shteti shqiptar të funksionojë dhe të afrohet drejt Europës, ku duhet të jetë. Sot ka ndodhur e padëgjuara, institucionet e shtetit kanë arrestuar njëri-tjetrin, arrestohet në zyrë, megjithëse në raportimet e fundit zonja është jashtë Shqipërisë. Kemi të bëjmë me rënie totale të shtetit. Opozita e ka denoncuar emërimin e kësaj zonje (Vlora Hyseni) që në krye të herës për vendosjen e saj të dyshimte me porosi të veçantë të Edi Ramës, që sot duhet të mbajë edhe përgjegjësi. Një person që ishte shkarkuar në Kosovë në institucione të njëjta, ishte e papërshtatshme për të drejtuar SHISH dhe Rama doli dhe dha garanci për të. Kur opozita denonconte, Kryeministri qeshte dhe institucionet e sigurisë bënin sehir. Institucionet e sigurisë duhet të mbajnë përgjegjësi. Kalendari që kemi miratuar duhet të përmbyset krejtësisht dhe ju kryetar të organizoni seanca të përbashkëta dëgjimore sesi ky institucion është lënë tërësisht pa mbikëqyrje. Kur sekretet e shtetit bien në dorë të gabuar, e të njëjtit person, nuk kemi të bëjmë me një cedim të një organi, por total të institucioneve të shtetit.
Xhafaj: Ju folët për institucione, por në fakt ço i tillë ka detyrën dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet penale kanë funksion të tyre ndjekjen penale, ne kemi detyrën tonë si ligjvënës dhe për kontroll parlamentar. Duke iu referuar fjalisë suaj që institucionet arrestojnë detyrën, institucionet arrestojnë, jo njerëzit. Institucionet bëjnë detyrën konform ligjit. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, e funksionimit të institucioneve demokratike dhe tregues i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërtetë, ajo që kemi parë mbi 30 vite këtu në këtë vend. Kjo që po ndodh, ndodh në çdo vend normal ku vepron shteti i së drejtën, e shohim edhe në SHBA. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të së drejtës. Nëse kjo lidhet me komisionin tonë, ulemi dhe e bisedojmë si kryesi e komisionit.
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar për operacionin e SPAK në kuadër të dosjes &l...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për masën e s...
Vlora Hyseni TIRANË- Akuzat e ngritura ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni janë zbardhur. Mësohet se ndaj saj rëndoj...
Sali Berisha TIRANË- SPAK ka lëshuar sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni...
Ilir Proda TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar kontrolle në lidh...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, ...
Fabian Peka TIRANË- I riu Fabian Peka, i cili u përplas me kryeministrin Edi Rama gjatë udhëtimit në avion nga Tirana drejt N...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë për kryeministrin...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar aplikacionin ‘sekret’ që zyrtarët përdorin për...
TIRANË- Projektligji i hartuar nga qeveria për trajtimin financiar të artistëve, është kundërshtuar nga këta të f...