LIVE UPDATES
Politike

Ahmetaj zbulon aplikacionin ‘sekret’ që përdornin zyrtarët: Threema, flasin aty me njëri-tjetrin

Gjatë intervistës, Ahmetaj komentoi edhe një video me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të publikuar në rrjetet sociale. Ai tha se nuk e sheh çështjen vetëm si një kërcënim të izoluar nga një individ, por si pjesë të një klime që, sipas tij, është krijuar nga deklaratat dhe qëndrimet e figurave politike.

21 September 2026, 20:59 Nga E. D
Ahmetaj zbulon aplikacionin ‘sekret’ që përdornin
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar aplikacionin ‘sekret’ që zyrtarët përdorin për të komunikuar me njëri-tjetrin. Duke folur në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ Ahmetaj tha se bëhet fjalë për aplikacionin ‘Threema’. Ahmetaj theksoi se një ndër ta që përdor aplikacionin ‘Threema’ është edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Gjatë intervistës, Ahmetaj komentoi edhe një video me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të publikuar në rrjetet sociale. Ai tha se nuk e sheh çështjen vetëm si një kërcënim të izoluar nga një individ, por si pjesë të një klime që, sipas tij, është krijuar nga deklaratat dhe qëndrimet e figurave politike. Ish-zv/kryeministri deklaroi gjithashtu se ka marrë kërcënime që lidhen edhe me fëmijët e tij. Sipas tij, ai u është drejtuar edhe strukturave shtetërore për situatën, por nuk ka marrë mbrojtjen e duhur.   

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Mirëmbrëma. Ditën e shtunë në rrjetet sociale një mbetësirë, një i çmendur, i njohur nga ato të zezat, kishte dalë dhe bënte një kërcënim për Syrin dhe për familjen e Arben Ahmetajt dhe për Arben Ahmetajn vetë personalisht. Se do e shëmtonte Syrin, do e merrte peng vetë të njëzetit Arben Ahmetajn dhe ia dinte dhe vendndodhjen e fëmijëve të tij.  

Fillimisht qesha dhe sigurisht që nga ky është për të qeshur. Pastaj fillon dhe reflekton njeriu, se shumica e komenteve dhe mendimi i parë është: ky është i sëmurë mendor. Që nuk ka asnjë lloj problemi. Por ne të sëmurë mendor me kartelë, ndryshe nga ky që e kemi pa provë, me kartelë e kemi kryeministrin. Dhe dëmin që ai i ka bërë Shqipërisë nuk ka nevojë ta komentojmë sonte sepse e dimë ju të gjithë. Pra argumenti se është i sëmurë mendor bie, pasi të sëmurë mendor ne e kemi kryeministrin e Shqipërisë. E kemi me kartelë të botuar, të publikuar vite më herët. Dhe që ai njeri nuk e përgënjeshtroi dot, madje deklaroi në një intervistë, pohoi vetë, me kryepeshkopin se kishte qenë infermier te psikiatria. Të mbajë mend, tek psikiatria kur ke qenë infermier aty. Pra pacienti po i drejtohej, po i drejtohej mjekut. Pra edhe argumenti se ky mund të jetë i sëmurë mendor në një farë forme bie. Nuk është problemi as te shantazhi, as te frika. E gjithë gjëja është tek format që i sëmuri mendor me kartelë zgjedh për të shantazhuar me një të sëmurë tjetër mendor që mund të jetë pa kartelë. Por gjithsesi, për të parë nëse autori kryesor i kërcënimit, ose i kërcënuari kryesor Arben Ahmetaj është ndjerë i shantazhuar apo jo, e kam në linjë të drejtpërdrejtë në telefon nga Zvicra. Aty ku thotë ky mbetësirë se është, për t'i marrë një mendim. Zoti Ahmetaj mirëmbrëma.

Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma.

Çim Peka: Tani ju e keni parë sepse është një video e ditës së shtunë dhe e keni parë këtë video. Cili është ndjesia e parë që ju ndjetë kur e patë këtë video? Ose për ta bërë pyetjen më thjeshtë, a ndiheni realisht i kërcënuar nga një personazh i tillë?

Arben Ahmetaj: Nuk është çështje e personazhit, është çështje tek frymëzimi që këta lloj njerëzish, nuk ka rëndësi me kartelë, pa kartelë, gjejnë në reflektim të plotë të qëndrimit të kreut të organizatës. Po ja, ju jeni, pesë duke përfshirë dhe ty Çim se ti je dhe, le të themi gazetar edhe drejtuesi. Jeni pesë personazhe të nderuar. A nuk ju ngjan ky me kreun e organizatës kur doli përpara PS-së dhe tha, po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, do ishte shumë më keq për Arben Ahmetajn, për mua. Diferenca është që...

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, është interesante kjo pyetje që bëhet. E di se më ngjan ky mua? A ju kujtohet një foto e Ramës me spageti dhe me kapuç në kokë në vitet '94-'95, që në krahët e kësaj foto të Ramës i publikuam dhe kartelën dhe të gjithë thonin mos u merrni se është i sëmurë mendor. E mban mend foton e '94-'95? Kishte pak a shumë këtë portret.

Arben Ahmetaj: Zoti Peka me respekt, me respekt të pyetjes tuaj do t'ju kthej një përgjigje pa marrë kohë të katër anëtarëve të panelit, të katër anëtarëve të nderuar. Unë nuk merrem me, unë nuk jam si kreu i organizatës që ty të thotë Çimi e prapanicës, mua më thotë syzgurdulluari. Nuk merrem fare me pamjet. Unë merrem me thelbin. Domethënë në një shoqëri ku të gjithë fillojnë e mos e kështu e ka ky, e mos e ky është i çmendur, e mos e ky ka lajthitur, e mos e ky është pervers, e mos e kështu është Edi Rama, e mos e ky jo... jo. Ka shkarë shoqëria dhe ky lloj kërcënimi, si i mbroj unë fëmijët e mi? Nuk kam nevojë ta them as te Syri, as te Buza. Unë jam me librin e vjetër. Kur të vijë historia e jetës, nëse, o zot, mos ardhtë kurrë. Por unë jam me frymëzimin. Këto që thotë ky djali, me mendje, pa mendje, me kartelë, pa kartelë, të gjitha këto i ka bërë kreu i organizatës, është marrë me familjen time. Me gruan, me ish-gruan, është marrë me fëmijët, thellësisht. Në Londër. Madje në dosje është përmendur qindra herë dhe Keilis. I është kontrolluar dhe llogaria minore e Keilis. I është refuzuar të marrë para për të ngrënë bukë, nga gjykata, nga segmente të gjykatës që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kreun e organizatës. Domethënë, në korridoret e plaçkitjes dhe të kreut të organizatës, këto që thotë ky, këto kërcënime që thotë ky, thuhen gati përditë, se unë kam veshë në korridoret e kreut të organizatës. Kam veshë edhe aty ku bën zullume dhe hadarka plaçkitja dhe flet me mllef për shqiptarët e pastaj vjen te unë, thotë: 'hajde se do ta shohë, do ta shohë patjetër'. Patjetër. Ta mbajë kërcënimin te buza. Pra këtu jemi duke folur për një reflektim dhe unë do t'i thosha drejtpërdrejt, Skënder Hitës. O Skënder, lëri komunikimet me plaçkitësit në Threema. Në atë aplikacionin shumë trendi, seksi, klluf që keni në telefon. Merru me këto fenomene.

Çim Peka: Kjo është kartela e Ramës sepse duhet ta dinë njerëzit. Tani më thuaj dhe pak cili ishte aplikacioni?

Arben Ahmetaj: Threema. Është një aplikacion shumë interesant që e përdor plaçkitja me Skënderin.

Çim Peka: Drejtori i policisë?

Arben Ahmetaj: Po patjetër. Patjetër. Ta marri Skënderi këtë djalin, e t'i thotë: 'ore, a ti djalë, se ti po kërcënon fëmijët e dikujt...'. A është marrë Skënderi me protestuesit? Se kanë shqetësuar kreun e organizatës me pankartat e tyre. Keni kërcënuar, keni bërë. Është neni 84 apo 84 i kodit penal, e mos gabohem. Le ta marri ta pyesi. Për çfarë i kërcënon fëmijët e tij? Unë thashë dhe një herë, nuk ka rëndësi çfarë bëj unë për mbrojtjen e fëmijëve të mi, e familjes sime. Mos ardhtë dita atje, kurrë. Ta di kreu i organizatës, unë jam me librin e vjetër, e di mirë ai çfarë do të thotë. Le të kërcënojë sa të dojë. Po është e lartë edhe me proksi, edhe me të çmendur, edhe drejtpërdrejtë, siç ka bërë. Po, jemi duke folur që një shoqëri ka shkarë dhe, për hir të së vërtetës, zoti Peka, edhe ju kërkoj ndjesë ju e të gjithë të tjerëve. Po lexoja një koment të Adriana Kalasë poshtë asaj që kishit postuar ju sot se aty e pashë këtë videon. Praktikisht këta duan të relativizojnë kërcënimet. Dhe po i përgjigjem duke e mbyllur këtë pjesë. Atë që më the në fillim: A ndihesh i shantazhuar? Unë kam qenë në Shqipëri i kërcënuar. Që nga fëmijët për t'i marrë peng, që nga personi që kishin futur në shtëpi për të përgjuar. A ia kam thënë Çuçit unë këto? Po, ia kam thënë. A ia kam thënë njësisë operative që mos u afroni se jeni në kundërshtim të ligjit? Ia kam thënë. A kam tentuar ta ndjek kërcënuesin tim me motor nga mbrapa? Po. A kam bërë sherr unë me ata që më kanë kërcënuar nga burgu? Po, aq sa aq kam unë mundësi. Mua shteti nuk më ka mbrojtur, përkundrazi. Kur them shteti, segmentet e shtetit. Segmentet e shtetit të urdhëruara nga kreu i organizatës, që i falen sikur të jetë Ajatollahu, apo Oktavi, se ka qejf ky, apo El Çapo, se këtë e ka si idhull. Të gjithë aty kanë shkuar. Të gjithë në gjunjë të tij për të më marrë zvarrë mua. Kështu që, unë i shantazhuar jam ndier gjatë gjithë kohës dhe shantazhimi dhe kërcënimi për mua është normalitet i dashur./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...