Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Denoncimi i Belind Këlliçit: Drejtorët në burg, Veliaj i pagoi pardje mijëra euro kompanisë 5D
Këlliçi ka zbuluar dokumentet për pagesat që vijojnë për kompaninë “5D” që kishte për pronarë ish-drejtorët e bashkisë, të arrestuar dy muaj më parë me urdhër të SPAK.
30 May 2024, 22:20Nga r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar mbrëmjen e sotme një skandal tjetër në bashkinë e Tiranës.
Këlliçi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka zbuluar dokumentet për pagesat që vijojnë për kompaninë “5D” që kishte për pronarë ish-drejtorët e bashkisë, të arrestuar dy muaj më parë me urdhër të SPAK.
“Është në projekt i fituar nga "5D" në 2021, 587 mijë euro për një pedonale dhe pistë biçikletash dhe duhet të kishte mbaruar në maj 2022. Kompania “5D” është paguar mbi 50 për qind të shumës totale, mbi 307 mijë euro. Nga bashkia e Tiranës janë bërë dy pagesa më 28 maj 2024 për ndërtim pedonale, korsi biçiklete. Duke qenë se kjo kompania nuk është sekuestruar, pardje, ndërkohë që ne ishim në protestën e 9-të, janë paguar mijëra euro për këtë projekt që nuk ekziston. Më 28 maj janë likuiduar dy fatura”-tha Belind Këlliçi.