LIVE UPDATES
Politike

Presidenti i Universitetit të Tiranës për Biznesin në Parlamentin Europian: Drejtësia politike po godet opozitën

Sipas tij, nëse Rama fiton zgjedhjet, Shqipëria do të jetë plotësisht një regjim autokratik.

9 April 2025, 13:46 Nga DOSJA

Presidenti i Universitetit të Tiranës për Biznesin në

STRASBURG- Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në mesin e tre folësve kryesorë ishte edhe Presidenti i Universitetit të Tiranës për Biznesin, Artan Hoxha.

Hoxha dha alarmin se në Shqipëri, drejtësia politike po godet opozitën. Sipas tij, nëse Rama fiton zgjedhjet, Shqipëria do të jetë plotësisht një regjim autokratik.

"Përpara zgjedhjeve 2021 procesi i integrimit në BE ishte pezull, vende të ndryshme kishin shprehur shqetësime serioze për zhvillimet në Shqipëri, për shembull Bundestagu gjerman vendosi 15 kushtëzime për hapjen e negociatave, ndër të tjera, duke inkurajuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ato të vitit 2021 nuk ishin aspak, as të lira dhe as të drejta.

Më vjen shumë keq t'ju them sot se zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë shumë më keq në krahasim me 2021.

Çështjet kryesore janë si më poshtë:

1. Partia në pushtet dhe institucionet shtetërore nuk mund të dallohen mes tyre, më keq se në vitin 2021, një problem madhor i theksuar nga OSBE/ODIHR.

2. Krimi i organizuar mbështeti Partinë Socialiste për të fituar zgjedhjet e vitit 2021 si dhe zgjedhjet e mëparshme. Sistemi i drejtësisë dështoi të ndëshkojë manipulimin e zgjedhjeve të kaluara nga krimi i organizuar, në këmbim kjo po inkurajon krimin e organizuar që të vazhdojë mbështetjen në favor të Partisë Socialiste për të rifituar zgjedhjet e 2025. Duket se ka 4 faza të angazhimit të krimit të organizuar në favor të fitores zgjedhore të Partisë Socialiste:

- Filloi përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë si kandidatë, më pas si deputetë në zgjedhjet e 2013-ës. Ligji i dekriminalizimit nuk e ka zgjidhur mjaftueshëm këtë problem edhe sot.

- Kanabizimi i gjithë Shqipërisë në 2015 dhe 2016 para zgjedhjeve të 2017.

- Ngritja e krimit të organizuar shqiptar në nivelin e trafikut ndërkombëtar të kokainës para zgjedhjeve 2021.

Shqipëria sot ofron një mundësi për shumë pastrime parash, investime enorme të narkokapitaleve, kryesisht në sektorin e shitjes me pakicë dhe atë të ndërtimit, përpara zgjedhjeve të vitit 2025.

3. Tre drejtues të tri partive kryesore të koalicionit opozitar ndiqen penalisht nga një gjyqësor i njëanshëm politik:

- Sali Berisha u mbajt në arrest vendbanimi për 333 ditë pa një akuzë formale.

- Ilir Meta, i arrestuar me dhunë, në fakt në burg pa akuzë formale.

- Fatmir Mediu është në proces gjyqësor për një çështje të gjykuar që nga viti 2009.

- Fredi Beleri, Ervin Salianji, Jamarbër Malltezi, tre njerëz të tjerë të rëndësishëm të opozitës janë shembuj shtesë të gjyqësorit të njëanshëm politik.

4. Fuqia ekonomike është e përqendruar në më pak duar, prokurimet publike dhe kontratat koncesionare duken si një sistem korrupsioni i shpërndarjes në këmbim të besnikërisë dhe mbështetjes për përfitime politike, prodhimi industrial është në rënie, prodhimi bujqësor gjithashtu, krimi i organizuar po investon shumë në ndërtim dhe prona; dy sektorë të ekonomisë që janë në rritje anormale dhe ndërkohë që euro humbi 35% të vlerës ndaj lekut shqiptar, eksportet tona po bien:

- A nuk është kjo një strukturë tipike e ekonomisë së bazuar te droga?

- Edhe sipërmarrësit me përvojë dhe të ndershëm kohët e fundit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, ata kanë 2 zgjedhje tani, ose të bashkëpunojnë me krimin e organizuar ose të largohen.

5. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Stoku i çështjeve gjyqësore në pritje nga 35 mijë në vitin 2015, para reformës në drejtësi, aktualisht është mbi 150 mijë; në fakt një vendim gjyqësor i formës së prerë mund të zgjasë shumë e shumë vite. Sipas planit të veprimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kjo situatë nuk do të përmirësohet para vitit 2030.

- Raporti i Projektit Botëror të Drejtësisë 2024 e rendit Shqipërinë në vendin e 101-të për sa i përket proceseve civile krahasuar me vendin e 55-të në 2015-ën; respektivisht e rendit Shqipërinë në vendin e 92-të në vitin 2024 krahasuar me vendin e 46-të në vitin 2015 për sa i përket proceseve penale.

– Disa thonë se SPAK – Prokurori i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – i ka dhënë fund epokës së pandëshkimit – pjesërisht e vërtetë – të gjithë janë të dënueshëm, përveç njërit, kryeministrit – pra, drejtësia e re po i shërben vetëm forcimit të pushtetit të tij nëpërmjet ndëshkimit të opozitës dhe zbardhjes së pushtetit duke dënuar disa nga kryeministrat e varur nga kryeministri.

6. Probleme të tjera janë përkeqësuar si reduktimi i mundësive ekonomike, përkeqësimi i sektorit shëndetësor, arsimit dhe mjedisit, zgjerimi i pabarazive.

- Partia Socialiste afatgjatë në pushtet po prodhon pabarazi mbi baza politike.

- Sipas një sondazhi të Euronews Albania, votuesit socialistë kanë më shumë se dyfish vlerësim pozitiv të situatës ekonomike familjare, krahasuar me votuesit e Partisë Demokratike dhe ata neutrale. Të gjithë këta faktorë kanë kontribuar në rritjen e valës së emigrimit pas pandemisë Covid-19, shumë më e fortë se vala e emigrimit që ndodhi para pandemisë Covid-19.

- Të rinjtë, fuqia punëtore dhe njerëzit në moshë pjellore po emigrojnë çdo ditë. Shqipëria po humbet energjinë dhe krijimtarinë e këtyre njerëzve. Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm dhe popullsia e të moshuarve po rritet

7. Shqipëria po negocion me Komisionin Evropian. Qeveria pretendon se negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në fund të vitit 2030. Kryeministri flet për një dritare të veçantë mundësie që nuk duhet humbur dhe e vetmja mënyrë është vota për të dhe për mandatin e tij të katërt.

8. Nëse kjo do të ndodhë, Shqipëria nuk do të jetë më një sistem hibrid siç është deri tani, por së shpejti një regjim i qartë autoritar. Të gjitha pushtetet në një dorë. Opozita shqiptare po përpiqet të shmangë këtë fund, por edhe shumë faktorë civilë. Shpresojmë që partnerët europianë të mbështesin shoqërinë shqiptare për të shmangur një fund të tillë. Shpresoj se do të bëni më të mirën për të mbështetur këto përpjekje," tha Hoxha.

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa