14 May 2023, 17:47
Nga a.l
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi u bën thirrje qytetarëve të Tiranës të votojnë masivisht deri në orën 19:00. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se, 40% e qytetarëve deri më tani kanë marrë pjesë në votime, ndërsa ka kërkuar pjesëmarrje më të lartë të votuesve orën e fundit të zgjedhjeve.
DEKLARATA E PLOTË:
Janë 90 minuta që në fakt kërkojnë impenjimin tuaj, për të dalë e për të votuar, për të ndërruar 4 vitet e ardhshme. Establishmenti dhe të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim.
Ndaj i drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve, në qytet, në fshat, të rinjve e të rejave; dilni e merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për 4 vitet e ardhshme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë.
Është një shans i artë, një mundësi e veçantë që duhet ta kapi çdo i ri dhe e re në qytet. Është një shans për të gjithë të moshuarit, pensionistët për qytetarët, sidomos për ata që janë në zona rurale dhe që janë lënë të harruar prej vitesh e vitesh me radhë. Dilni e merrni pjesë në këtë proces votimi sepse është e një rëndësie jetike për kryeqytetin.
Shifrat tregojnë se jemi në kufijtë e 40% të pjesëmarrjes do të duhet që të kalojmë këtë shifër, duke e rritur pjesëmarrjen. U bëj thirrje naquve dhe njëherë edhe cakëve të Tiranës dhe të gjithë atyre që jemi takuar, jemi parë në sy, kemi folur me njëri tjetrin dhe kemi thënë se kur do të afrojë 14 maji. Epo 14 maji është sot kemi hyrë në finale.
Finalja po luhet, tashmë mbetet vetëm për të fituar. Dilni merrni pjesë në votime le ta shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste të jashtëzakonshme për Tiranën, për kryeqytetin tonë dhe të ardhmen e të gjithë të rinjve në Tiranë.
Dilni e votoni, ndryshimi është në duart tuaja. Votoni!
zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
14 May 2023, 17:37
a.l
Erisa Xhixho
TIRANË- Në dy orët e fundit të votimeve për zgjedhjet, nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xh...
Politike
14 May 2023, 17:44
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Ilirjan Celibashi ka bërë me dije ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 14 ma...
Politike
14 May 2023, 17:36
k.m.
Statistika
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtë vi...
Politike
14 May 2023, 17:33
k.m.
Foto ilustruese
Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 61 bashkive dhe për përb&...
Politike
14 May 2023, 17:21
a.l
Kadastra e Ksamilit
SARANDË- Kadastra e Ksamilit shpërndan certifikata pronësie, edhe sot në ditë zgje...
Politike
14 May 2023, 17:21
k.m.
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, që garon të rizgjidhet, Bardh Spahia i ka bërë edhe njëherë thirrje...
Politike
14 May 2023, 17:10
a.l
Foto ilustruese
ELBASAN- Në disa Qendra Votimi në Elbasan janë shënuar disa probleme. Disa vëzhgues nuk kishin mjetin e iden...
Politike
14 May 2023, 17:01
f.i
foto ilustruese
KRUJË- Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Krujë, ku një 44-vjeçar ka marrë...
Politike
14 May 2023, 17:01
a.l
Pashk Gjoni
LEZHË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni ka votuar pranë Pallatit t&e...
Politike
14 May 2023, 17:00
k.m.
Furgoni
DURRËS- Koalicioni “Bashkë Fitojmë’ ka publikuar një video pranë një qendre votimi në Spitallë ...