2 March 2025, 14:56
Nga E. D
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim këtë mesditë me mësuesit shqiptarë, që punojnë në Greqi. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se me anëtarësimin në BE do të kalojmë në një nivel tjetër. Ai gjithashtu theksoi se do të jemi më të fortë dhe do të bëjmë gjëra më të mira. Kryeministri më tej tha se pavarësisht se shqiptarët janë integruar në Europë do të ndryshojnë dhe ndjenja e barazisë nuk do të jetë thjesht një burim i vetëdijes që sa shumë gjera kanë arritur të ndryshojnë për veten, por do të jetë e vulosur.
“Ne kemi mësuar nga ky proces, nuk është vetëm çështja e identifikimit dhe e regjistrimit të mësuesve dhe pagës së mësuesve nga shteti shqiptar, por ka edhe disa elementë të tjerë, që do ti bëjmë në bashkëpunim. Ambicia është që numrin ta rrisim, të arrijmë në një nivel që të mos kemi më zonë të pambuluar që nuk ka mundësi të mësojë gjuhën shqipe. Në një farë mënyrë përtej shpërblimit është respekti dhe përtej kontratës është mirënjohja. Unë e di që mirënjohja e shtetit shqiptar ndaj jush është një gjë që ju e vlerësoni. Më vjen mirë që sot flasim për një gjë të realizuar.
Natyrisht që dikush mund të thotë pse u desh kaq kohë, sepse të gjithë gjërat marrin kohë. Trashëgimia ka qenë shumë i rëndë dhe pozicioni ynë ka qenë i vështirë. Më vjen mirë që marrëdhëniet me autoritetet këtu janë në një nivel më të mirë seç ishin. Do të bëjmë përpjekje që të jenë më të mira. Me anëtarësimin në BE do të kalojmë në një nivel tjetër. Pavarësisht se shqiptarët janë integruar në Europë do të ndryshojnë dhe ndjenja e barazisë nuk do të jetë thjesht një burim i vetëdijes që sa shumë gjera kemi arritur të ndryshojmë për veten, por do të jetë e vulosur. Do të jemi më të fortë dhe do të bëjmë gjëra më të mira”, tha Rama.
edi rama
Politike
2 March 2025, 13:54
r.ll
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Opozitën dhe mediat ditën e sotme në Greqi. Gjatë fjalës së ti...
Politike
2 March 2025, 13:10
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës ka vijuar dhe ditën e sotme me reagimet e tij nga qelia e paraburgimit në Durrës.&nb...
Politike
2 March 2025, 13:01
r.ll
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat&...
Politike
2 March 2025, 12:44
r.ll
edi rama
ATHINË- Kryeministri Edi Rama pas vizitës në panairin e punës në Greqi ka zhvilluar një takim me shqiptarët q&e...
Politike
2 March 2025, 12:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbuluar pesë emrat e kandidatëve më të votuar në procesin e Primareve të Partisë ...
Politike
2 March 2025, 12:04
r.ll
edi rama
ATHINË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot panairin e punës në Greqi të organizuar për emigrantët shqiptarë ...
Politike
2 March 2025, 11:09
r.ll
ina zhupa
VLORË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret brenda Partisë Demokratike në qarkun e Vlor&eu...
Politike
2 March 2025, 10:54
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e rre...
Politike
2 March 2025, 10:45
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë De...
Politike
2 March 2025, 10:27
r.ll
sali berisha
GREQI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me median greke "enikos.gr", ku ka folur p&eum...