1 July 2022, 10:38
Nga A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaron se qeveria e kryeministri Edi Rama e personifikon kanabis dhe lidhjen me krimin. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', Salianji shprehet se qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe të trafikimit lehtësisht pa pasur asnjë gjobë. Deputeti thotë se projekti bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë.
REAGIMI I SALIANJIT:
Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë! Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!
Ditën e djeshme, Dosja.al raportoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gati projektligjin për kontrollin dhe kultifikimin e kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të kësaj bime për qëllime mjekësore dhe industriale. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për kultivimin, prodhimin dhe qarkullimin e kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial, përmes subjekteve të licencuara dhe nën mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj.
ervin salianji
Politike
1 July 2022, 10:36
Dhurata Çupi
Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare t&e...
Politike
1 July 2022, 10:19
k.m.
SHKUP- Shansi i fundit është në lojë, presidenti francez Emmanuel Macron ka për propozimin e fundit për të arritur një...
Politike
1 July 2022, 09:40
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan marrëzi të kryeministrit Edi Rama, legalizimin e kanab...
Politike
1 July 2022, 07:50
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë. Për...
Politike
1 July 2022, 07:45
A.B
Alastair King-Smith ne Kukes
KUKËS- Ambasadori Alastair King-Smith ka vizituar ditën e djeshme qytetin e Kukësit. Ai është takuar...
Politike
30 June 2022, 23:54
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë të enjten në mbrëmje se kanë filluar këshill...
Politike
30 June 2022, 23:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se një koalicion mes tij dhe Ilir Metës pas largimit nga Presidenca do të...
Politike
30 June 2022, 23:44
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se padinë kundrejt Antony Blinken do të mund ta ndjekë edhe në Shtet...
Politike
30 June 2022, 23:34
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Ish-Kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha shprehet i bindur se personi i vetëm që mund të rrwzojë Edi R...
Politike
30 June 2022, 23:01
I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit deklar...