3 March 2026, 17:15
Nga D.S

TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka pezulluar nga detyra drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën dhe Drejtorin e Mjedisit, Klesti Çela, pas sherrit në zyrat e IKMT. Me anë të një deklarate, Sula njofton se ngjarje të tilla nuk do kalojnë pa përgjegjësi dhe personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal.
"Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal.
Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut. Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave", tha inspektori.
Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete. Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve. Gjithashtu raportohet, se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave, ku sipas burimeve brenda institucionit, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës./Dosja.al
ikm drejtoria mjedisit
Politike
3 March 2026, 17:06
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e Kryedemokratit Sali Berishës, për masën e ...
Politike
3 March 2026, 16:11
E. D
TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit është zbardhur. Në draft parashikohen disa ndryshime nga rre...
Politike
3 March 2026, 13:59
D.S
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit sot në seancën gjyqësore lidhur me procesin e...
Politike
3 March 2026, 13:52
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Deri më tani nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare për një emër konsensual pë...
Politike
3 March 2026, 13:31
D.S
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
“Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri...
Politike
3 March 2026, 13:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama armiqësinë e ...
Politike
3 March 2026, 12:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025 ka pasur ...
Politike
3 March 2026, 13:13
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së...
Politike
3 March 2026, 12:57
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se ditën që do të paraqitet kërkesa për ...
Politike
3 March 2026, 13:03
D.S
Sali Beriisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeminsitrit Rama me arsyetimin se, po bllokon...