19 June 2023, 13:55
Nga k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha për mediat se drejtues të Shërbimit Informativ të Shtetit janë kapur duke bërë shantazh dhe se askush nuk guxon që t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Pas anulimit të dëgjesës së shefes së SHISH, Vlora Hysenit, jashtë për mediat Salianji ka treguar çështjet për të cilat nuk ka marrë asnjë përgjigje. Një prej tyre ishte dhe pretendimi se Hyseni kishte shkuar për të zhvilluar një takim në Beograd.
"Nuk u respektua as procedura dhe as ligji për të bërë kërkesa proceduriale dhe për votën në rastin e hedhjes në votë për të mbyllur komisionin. Në komision, shqetësimi jonë është për 2 çështje të rëndësishme që janë hedhur si akuza në publik për drejtuesen e re të SHISH, për të cilat dhe i pyeta. Pyeta nëse ka pasur shkarkim nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës të zonjës Hyseni për shkak të lidhjeve me Serbinë apo jo. Pyetje që mori të gjithë sherrnajën dhe bëri që komisioni të mbyllej. Pyetja e dytë që është shqetësuese për publikun, është që a ka pasur para, gjatë, apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH, udhëtim në Beograd, siç media ka raportuar. Shqetësimi i tretë dhe shumë i rëndësishëm ka të bëjë me shpartallimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militanët e PS-së.
Shqetësimi i katërt, ku dhe u mbyll mbledhja, ishte që drejtues të atij shërbimi informativ apo nga shërbime të shteteve partnere janë kapur duke bërë shantazh, duke u përfshirë në veprimtarinë kriminale dhe për këtë po e pyesja me iniciale. U mbyll mbledhja.
Nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën deputetëve të opozitës, mund t’i bëjnë këto me njerëz të pamundur, por kur goxojnë ta bëjnë edhe me ne, do të marrin përgjigjen e merituar. Gjithë frika e drejtuesve, ishte frika se ishte vendosur para kamerave. Bënë luftë me mediat për të mos i dhënë mundësinë publikut nëse ka paligjshmëri në vendosjen e saj, një shqetësim që është ngritur ka qenë mungesa e bashkëpunimit të SHISH me Shërbimin e Inteligjencës së Kosovës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Do të jetë në një moment tjetër. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për deputetët,"-tha në prononcimin e tij, Salianji.
ervin salianji komisioni i sigurise
Politike
19 June 2023, 13:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit...
Politike
19 June 2023, 13:11
k.m.
Pamje nga Komisioni i Sigurise
TIRANË- Anulohet dëgjesa e shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit tek Komisioni i...
Politike
19 June 2023, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari Sali Berisha, tha se nga projektligji i opozitës për minimumin jetik prej 200 eurosh do përfitojnë 1...
Politike
19 June 2023, 12:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot se fondet për pagesën prej 200 eurosh për minimumin jeti...
Politike
19 June 2023, 12:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha se pagesa prej 200 eurosh për qytetarët është nj&e...
Politike
19 June 2023, 12:31
I.A
Komisioni per çeshtjet ligjore
TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriu...
Politike
19 June 2023, 12:36
k.m.
Pamje nga Komisioni i Sigurise
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e...
Politike
19 June 2023, 12:27
k.m.
Nasip Naço
TIRANË- Ka nisur me debate Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Deputetët e ...
Politike
19 June 2023, 12:23
k.m.
Pamje nga Komisioni
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale u përfshi në debate të fortë...
Politike
19 June 2023, 11:55
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkojnë që të mblidhet Komisioni i Sigurisë dhe të...