6 May 2026, 17:24
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për ekonomistin Ricardo Hausmann. Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi edhe fillimin e marrëdhënies me profesorin, ku tha se në fillim ai nuk i ishte përgjigjur, por gjithçka ndryshoi pasi fitoi zgjedhjet dhe Hausmann pranoi të bashkëpunojë me Shqipërinë.
Kryeministri theksoi se ekonomisti nuk erdhi si ekspert tipik me prezantime teorike, por u përfshi drejtpërdrejt në terren, duke dëgjuar dhe analizuar realitetin. Rama tha se Rikardo e shikonte Shqipërinë jo si një problem për tu zgjidhur, por si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim.
"Sot këtu unë u thirra për të pararendur me fjalën time titullin Honoris Doctor Causa për profesor Rikardo Hausmann. Dua të më besoni është një barrë jo e lehtë por duke qenë se në raste të veçanta e kam të pamundur t’ja besoj fjalët e mira përkthyesit do e kthej fjalën në anglisht, sepse për mua është një provim para një profesori.
Ka shumë ekonomisë që shpjegojnë botën pas ndryshimeve. Ka shumë pak ekonomisë që e ndryshojnë para se bota ti verë re. Rikardo Hauzman i takon kategorisë së dytë. Nuk po festojmë për një intelektual të respektuar, sot po nderojmë një personalitet që u ka mësuar kombeve që të zbulojnë shumë. Duhet të them diçka që në fillim marrëdhënia ime me Rikardon ka filluar si një dështim total. I shkrova atij kur isha në opozitë, u përpoqa ta gjeja dhe ti thoja që Shqipëria ia vlente. Mora heshtje. Absolutisht asgjë. Pra, ky nuk kishte dëgjuar që një piktor donte të bëhej kryeministër.
Rikardo ishte në opozitë me lidershipin e Venezuelës. Pyesja veten pse një person do të refuzonte që të fliste me dikë, por në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme për të marrë vëmendjen, në fillim duhet të fitosh zgjedhjet që në retrospektivë mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut. Sapo fitova Rikardo erdhi. Nuk erdhi si një ekspert në një vend në zhvillim me prezantim në pauer point,. Erdhi me çizme në terren, dhe kjo ka rëndësi. Sepse vendi ynë ka parë shumë ekspertë. Që vijnë e dinë çdo gjë, që e shpjegojnë vendin pasi kalojnë 6 orë në hotel, që përgatisin raporte që askush nuk i lexon dhe rekomandime që askush nuk ka besim.
Dhe ka dhe ekspertë që të fajësojnë ty për dështimet. Rikardo dëgjoi, bëri pyetje, biseda u bë në një rooftop, më foli për nevojën cilat ishin burimet që do thoshte diçka për zhvillimin e Shqipërisë. Ai erdhi në konkluzionet e veta për burimet, në listën e tij e rëndësishme ishte që paditur më vuri përpara të njëjtën listë që dikush tjetër disa dekada më parë, gjatë komunizmit i quajtur Franc Jozef Shtraus vuri në tavolinën e regjimit komunist. Ajo që më bëri përshtypje, ishte mënyra si e shikonte vendin. Rikardo e shikonte Shqipërinë jo si një problem për tu zgjidhur, ai e shikonte Shqipërinë si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim. Dhe njerëzit që janë mësuar të dëgjojnë zëra pse nuk mund t’ja dalin. E gjithë kjo dukej si një muzikë e re, Rikardo nuk i qaset vendeve ashtu si mekaniku i qaset makinës, por si një kartograf duke kërkuar kapacitete," tha Rama ndër të tjera./Dosja.al
edi rama
Politike
6 May 2026, 15:13
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, denoncoi nismën “Porta e Alpeve&rd...
Politike
6 May 2026, 14:06
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të ...
Politike
6 May 2026, 13:57
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të qart...
Politike
6 May 2026, 13:42
I.A
Flamur Noka dhe Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj Ervin Salianjit, duke e quajtur atë si opozitarin ...
Politike
6 May 2026, 13:44
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratie, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe bëri thirrje për m...
Politike
6 May 2026, 13:36
E.d
Lefter Maliqi
BERAT- Ish-kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi i ka kërkuar KQZ-së që të shkarkoj ...
Politike
6 May 2026, 13:24
D.S
KOSOVË- Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas vendimit t&e...
Politike
6 May 2026, 13:03
D.S
TIRANË- Aktorët politik të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe sot në nderim të ndarjes nga jeta t&eum...
Politike
6 May 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbit u përcoll ditën e sotme për në...
Politike
6 May 2026, 12:58
I.A
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit në homazhet që po mbahet për akademikun dhe ish kre...