30 July 2024, 20:59
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Arben Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që kam bërë nga ai për Linda Ramën. Berisha tha se Linda e regjistruar me regjistrim ambiental del se merret me tendera 43 milionë euro. Ai shtoi se Altin Dumani mban regjistrimin në kasafortë, por Ahmetaj premton se ai ekziston edhe diku tjetër.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Arben Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që kam bërë unë para jush për Linda Ramën. Sigurisht nuk e kam kurrë me kënaqësi që ta atakoj një bashkëshorte, një grua, një nënë, cilado qoftë ajo. Por nuk mund të hesht kur kujtoj me qindra mijëra nëna që nuk i japin dot ushqimin fëmijëve të tyre, që nuk blejnë dot ilaçet për fëmijët e tyre. Kur kujtoj dhjetëra mijëra të sëmurë që vdesin për ilaçe. Kurse Linda e regjistruar me regjistrim ambiental del se merret me tendera, po jo kështu sasi të vogla, jo mo jo, 43 milionë euro.
Dhe Edi Rama kërcënon guximtarin që nuk pajtohet. Është i regjistruar tjetri. Altin lake Dumani mban regjistrimin në kasafortë, por Ahmetaj premton se ai ekziston edhe diku tjetër. Garantoj Edi Ramën dhe Linda Ramën se do përgjigjen, drejtësia vonon po nuk harron, së bashku me Dumanin e tyre. Arben Ahmetaj u tregoi mbrëmë shqiptarëve se ekzistojnë filmime në Dubai të cilat tregojnë qeveritarët shqiptarë me McGonigalin, duke vizituar fabrika.
Me McGonigalin lidhja numër 1 ishte e Edi Ramës, sigurisht kishte edhe zyrtarë të tjerë të lidhur me të. Por ai ishte lidhje vetëm e Edi Ramës. Dhe të presësh ti të hetojë Dumani. Pra, unë mendoj se me rrëfimin e tij, ai bëri një autopsi të këtij sistemi që duhet të përmbyset një minutë e më parë.
sali berisha
Politike
30 July 2024, 20:59
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se 50 mln euro u vodhën për tunelin e Llogarasë, tunelin...
Politike
30 July 2024, 20:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Arben Ahmetaj u tha mbrëmë shqiptarëve një fakt ...
Politike
30 July 2024, 20:51
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm theksoi se në...
Politike
30 July 2024, 20:47
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se Arben Ahmetaj bëri mbrëmë autopsionë e SPAK. Ber...
Politike
30 July 2024, 20:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Saliberisha foli mbrëmjen e sotme lidhur me intervistën e djeshme të ish-zv.kryemi...
Politike
30 July 2024, 20:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm u ndal te incenera...
Politike
30 July 2024, 20:01
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me ndryshimet e ministrave dhe votiminin e tyre n&eu...
Politike
30 July 2024, 19:06
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pas seancës së jashtëzakonshme të ...
Politike
30 July 2024, 18:34
M.B
Foto nga Kuvendi
TIRANA- Pasditen e sotme është zhvilluar seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Kuvend lidhur me votimin e ndry...
Politike
30 July 2024, 18:09
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj të parë nga kjo pozitë teksa i ësh...