27 October 2025, 18:28
Nga E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, duke folur në Kuvend tha se Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë hapa hetues mbi vendimin e qeverisë për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Por sipas Dumanit këto hapa janë konkluduar me mosfillim të procedimit penal. Po ashtu Dumani u shpreh se patronazhimi në Shqipëri nuk është krim dhe ata nuk mund t'i hetojnë.
“Sa i takon çështjes së gjobave, është hetuar dhe është vendosur mosfillim i procedimit penal. Prokurori i çështjes e ka konkluduar me mosfillim procedimi penal. Nuk është ankimuar në gjykatë.
Sa i takon patronazhistëve, në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që ju përshkruani, që përfshin legalizim, shpërndarje parash apo regjistrim të pronës në hipotekë, këtu bëjmë fjalë për patronazhizëm, i cili përbën korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Ne nuk kemi kod penal për patronazhizmin. Penalizojeni në Kuvend dhe më pas ne ndërhyjmë.
Unë e kam përmendur edhe herë të tjera: SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve. Në çdo rast, dhe ky ka qenë edhe objektivi i Task-Forcës së ngritur, verifikimet të bëheshin në kohë rekord, dhe ne kemi vendosur në 43 raste mosfillim procedimi penal. Nga 43 rastet janë ankimuar në gjykatë vetëm 3. Kryesisht këto kallëzime penale kanë pasur për objektiv punësimin e paligjshëm, asfaltin elektoral dhe përdorimin e administratës publike.
Prokurori i ngarkuar që mbulonte Tiranën ka marrë kontakt direkt, ka qartësuar situatën dhe kemi verifikuar se nuk ishte kompetencë e jonë. Ne kemi deputetin subjekt të posaçëm, jo dhunën që ushtrohet ndaj një deputeti. Ne kemi verifikuar prokurorinë e Tiranës dhe i kemi kërkuar verifikimeve të shpejta”, tha Dumani./Dosja.al
altin dumani
Politike
27 October 2025, 18:14
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, tha se kërcënimi i deputetes Albana Vokshi gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Vor...
Politike
27 October 2025, 18:06
E. D
Dritan Prençi
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga prokurori Dritan Prençi p&eu...
Politike
27 October 2025, 18:03
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes së demokratit Klevis Balliu lidhur me hetimet ...
Politike
27 October 2025, 17:58
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Fill pas publikimit të pamjeve të kandidatit Florjan Binaj, i cili denoncoi sot malin me inerte në mes t&...
Politike
27 October 2025, 17:55
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Kuvend edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikë...
Politike
27 October 2025, 17:48
E.d
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën e vënë...
Politike
27 October 2025, 17:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Kreun e SPAK, teksa ky i fundit po lexonte pyetje...
Politike
27 October 2025, 17:36
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend ë...
Politike
27 October 2025, 17:30
E.d
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar sot se do të vazhdojë punën e tij si prokuror. Dumani u pyet nga deput...
Politike
27 October 2025, 17:28
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga demokratja Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv,kr...