LIVE UPDATES
Politike

DW: “Diella” vijon punën, por beteja ligjore me Bishën vijon

Për qeverinë, ky ishte një demonstrim i inovacionit teknologjik. Për Bishën, me një karrierë 40-vjeçare në teatër dhe film, një situatë e panjohur." Në fillim qesha me familjen”- i tha ajo DW-së. "Nuk i kuptova pasojat që do të vinin më pas.”

25 February 2026, 21:37 Nga E. D
DW: “Diella” vijon punën, por beteja ligjore me Bishën
Aktorja Anila Bisha

TIRANË- Më 11 shtator 2025, aktorja shqiptare Anila Bisha, e ulur me familjen përballë televizorit, po ndiqte prezantimin e kabinetit të ri qeveritar nga Kryeministri Edi Rama. Vetëm pak minuta më vonë, e pa veten të emëruar ministre. Jo si një politikane prej mishi e gjaku, por si një avatar. "Diella”, të cilën Rama e prezantoi si ministren e parë virtuale në botë, kishte fytyrën dhe zërin e Bishës.

Për qeverinë, ky ishte një demonstrim i inovacionit teknologjik. Për Bishën, me një karrierë 40-vjeçare në teatër dhe film, një situatë e panjohur." Në fillim qesha me familjen”- i tha ajo DW-së. "Nuk i kuptova pasojat që do të vinin më pas.”

Vetëm pesë muaj pas emërimit të "Diellës” si simbol i modernitetit digjital, çështja përfundoi në gjykatë. Bisha pretendon se nuk ishte informuar që avatari, i cili ishte prodhuar për të shërbyer në portalin qeveritar e-Albania, do të merrte rol ministror.

Sipas avokatit të saj, Aranit Roshi, kontrata ishte e kufizuar në objekt dhe qëllim. "Ishte një objekt ekskluziv, një qëllim i përcaktuar qartë. Imazhi dhe zëri i saj nuk mund të përdoreshin për asnjë produkt tjetër” - u shpreh ai.

Qeveria i ka hedhur poshtë pretendimet duke deklaruar se padia "nuk ka bazë” dhe se është gjykata ajo që do të vendosë.

Gjykata rrëzon kërkesën për pezullim

Ndërkohë Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi të hënën (23.02) kërkesën për sigurimin e padisë të aktores Anila Bisha.

Në padinë kundër AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, ajo kërkonte pezullimin e "Diellës” deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, si edhe 1 milion euro dëmshpërblim moral. Me këtë vendim, masa e përkohshme nuk u pranua. "Diella” vijon të mbetet në funksion, por gjykimi i çështjes në instancën e parë do të vazhdojë.

Mbrojtje e të dhënave personale

Ekspertët ligjorë thonë se mosmarrëveshja nuk ka në thelb të drejtën e autorit, por mbrojtjen e të dhënave personale. "Thelbi i çështjes është shkelja e të dhënave personale”- thotë Elton Pepo, pedagog i asociuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Sipas tij legjislacioni shqiptar e konsideron imazhin dhe zërin si të dhëna personale dhe çdo përdorim i tyre duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe në qëllim, sipas marrëveshjes kontraktuale. "Çdo përdorim përtej afatit apo qëllimit të rënë dakord në kontratë përbën shkelje,” shpjegon ai per DW.

Në padi janë përfshirë Këshilli i Ministrave, AKSHI, kompania private që prodhoi avatarin dhe Kryeministri Edi Rama. Bisha argumenton se përdorimi i imazhit dhe zërit të saj në një rol politik ka tejkaluar kufijtë e kontratës dhe ka cenuar identitetin e saj profesional dhe personal.

Sipas Mark Markut, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës, raste të tilla përbëjnë një formë "dyfishimi identiteti”.

"Së bashku me imazhin, nuk shet edhe personalitetin tënd” - thotë ai për DW, duke nënvizuar se dhënia e të drejtës për përdorimin e portretit për një qëllim të caktuar nuk do të thotë transferim i bindjeve, vlerave apo rolit politik. "Askush nuk ka të drejtë të marrë identitetin e dikujt dhe ta përdorë përtej asaj që është rënë dakord.”

Sipas tij ekziston një dallim thelbësor mes një asistenti digjital dhe një ministri: i pari përgjigjet brenda parametrave teknikë; i dyti flet në emër të shtetit.

Inovacion nën hetim

Kur prezantoi "Diellën” si Ministre të Inteligjencës Artificiale, Kryeministri Edi Rama premtoi një epokë të re ku "prokurimet publike do të jenë 100% të pakorruptueshme dhe çdo fond publik 100% transparent”.

Në praktikë, avatari nuk është një projekt i izoluar, por pjesë e sistemit shtetëror të qeverisjes digjitale, i administruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Pikërisht ky institucion menaxhon infrastrukturën digjitale të shtetit, përfshirë portalin e-Albania, ku "Diella” u implementua fillimisht, databazat shtetërore, sistemet IT dhe proceset e prokurimit. Në dhjetor 2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi masa sigurie ndaj zyrtarëve të lartë të AKSHI-t, në kuadër të një hetimi të SPAK për korrupsion të dyshuar dhe parregullsi në tendera që lidhen me infrastrukturën digjitale dhe kontratat e shërbimeve.

Perceptimi publik ka rëndësi

Hetimi ndaj AKSHI-t është juridikisht i ndarë nga padia e ngritur nga Bisha për përdorimin e imazhit të saj. Megjithatë, siç argumenton studiuesi i medias Mark Marku, perceptimi publik ka rëndësi. "Nëse akuzat ndaj AKSHI-t provohen, kjo cenon rëndë besueshmërinë e një procesi që u prezantua si mënyrë për të shmangur korrupsionin dhe për të eliminuar subjektivitetin njerëzor - atë që unë e quaj ‘homo corruptus' në ndarjen e parave publike.”

Paralelisht me hetimet ndaj ish-drejtuesve të AKSHI-t, socialistët në Komisionin e Ligjeve vendosën me votat e tyre, më 16 shkurt, të ndryshojnë ligjin për qeverisjen elektronike. Kjo i hap rrugë agjencisë të krijojë ose të bashkëpunojë me shoqëri aksionare ku shteti zotëron të paktën 51% të aksioneve. Socialistët e cilësuan këtë si "korporatizim fleksibël financiar” pa cenuar kontrollin publik. Ndërsa opozita e kundërshtoi, duke argumentuar se ndryshimet vijnë në një moment kur AKSHI është nën hetim nga SPAK për tendera të dyshuar dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe garën./DW

 

aktorja anila bisha

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa