LIVE UPDATES
Politike

"E denjë për çdo vend europian"/ Balluku: Shqipëria tashmë ka infrastrukturën për të pasur një Kod Rrugor modern

Balluku tha se janë kryer investime në qendrat e monitorimit, të cilat kanë në fokus survejimin e përdoruesve të rrugës, me qëllim respektimin e rregullave të qarkullimit.

16 March 2023, 18:18 Nga A.B
"E denjë për çdo vend europian"/ Balluku:
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në seancën plenare se vendi ynë ka tashmë infrastrukturën e duhur për të hartuar një Kod Rrugor modern. Zv.kryeministrja renditi disa nga nyjet e infrastrukturës rrugore, që janë ndërtuar me standarde të larta.

“Sot, ashtu siç të gjithë e dini, kemi ndërtuar një infrastrukturë të denjë për çdo vend europian. Bypass-i Fierit, Vlorës, Shkodrës, Tepelenës, rruga Kardhiq-Delvinë, Unaza e Madhe, e cila një pjesë e mirë tashmë ka përfunduar dhe vazhdojmë me lotet e tjera për ta përmbyllur të gjithë këtë proces në 2024, por edhe korridoret e rëndësishme, sapo vij nga një takim me Komisionerin Varhelyi, i cili sapo më ka konfirmuar edhe një herë se Korridori VIII tashmë është i miratuar nga Bashkimi Europian, nga Komisioni dhe nga të gjitha forumet e tjera dhe është thjesht çështje ditësh për t’u bërë publik dhe me miratimin e këtij Korridori, pra më në fund si pjesë e Ten10, ne do të kemi mundësi që të gjitha projektet tona, qoftë ato infrastrukturore, siç janë bypass-i i Elbasanit, apo bypass-i i Librazhdit apo hekurudha që do të lidhë Durrësin me Rrogozhinën dhe Rrogozhinën më pas me Pogradecin për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut, janë të gjitha projekte europiane të cilat do të mbështeten edhe me fondet e Bashkimit Europian.”, theksoi ajo.

Ajo u shpreh se krahas zhvillimeve në infrastrukturë janë kryer investime në qendrat e monitorimit, të cilat kanë në fokus survejimin e përdoruesve të rrugës, me qëllim respektimin e rregullave të qarkullimit.

“Sigurisht të gjitha këto zhvillime infrastrukturore, që janë mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe puna që është bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe nga ARRSH-ja, nuk mbeten vetëm tek ndërtimet e rrugëve, por edhe tek zhvillimet e tyre teknologjike, ashtu siç është dhe rasti i ngritjes së Qendrës së Monitorimit, e cila do të nisë me 200 kilometrat e parë për të monitoruar të gjithë lëvizjet e trafikut ku komponentët do ti ofrohen edhe Policisë së Shtetit për sigurinë, por edhe urgjencës, edhe zjarrfikësve dhe sigurisht do të jetë një qendër ku do të kontrollohet trafiku, fluksi i tij dhe ndarja nëpër autostradat moderne që ne tashmë kemi”, tha Balluku.

FJALA E BALLUKUT:

Kjo qendër do të jetë një strukturë e re koordinuese, ndërinstitucionale, ku të gjithë aktorët do të kenë mundësi që të marrin informacion në kohë reale për ti ofruar qytetarëve ndihmën apo për ti dhënë atyre drejtime të ndryshme për shkak të trafikut, të rëndesës apo gjithçka tjetër.

Gjithashtu vitet e fundit Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR-së, një nga ndërmarrjet më të suksesshme që ne kemi nën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka kushtuar rëndësi të veçantë dhe reformës të modernizmit të sektorit të transportit duke nisur nga emetimi i lejeve të drejtimit, të cilat merren brenda ditës dhe duke harruar atë kalvar të gjatë ku duhet të rrije në radhë për orë të tëra dhe të prisje për muaj të tërë që të merrje lejen e drejtimit, në ndërkohë këtu vlen të përmendet një rritje e kontrollit të cilësisë, i cili i është kthyer shtetit pas një kontrate të gjatë koncensionare, e cila as nuk ka bërë investimet e duhura dhe ka përdorur qytetarët në mënyrën e gabuar, sot ky proces i është kthyer shtetit dhe DPSHTRR-ja e kryen këtë proces në kushtet më të mira.
Po ashtu i është kushtuar një vëmendjen e veçantë reduktimit të procedurave burokratike, ashtu siç thashë, pra uljes së kohës së aplikimeve dhe të dorëzimeve të të gjithë dokumentacionit dhe duke e pasur parasysh që nga ana tjetër ky modernizim i auto motorizimit ka sjellës edhe një interes më të madh tek qytetarët duke ngritur tashmë edhe një krenari tjetër për vendin që janë automobilët e vjetër dhe përmes një programi të quajtur, prej kohësh tashmë, Retro, i cili e kemi pasur fatin që ta shikonim dhe në Tiranë gjatë Ditës së Verës, është kthyer edhe në një atraksion për të gjithë qytetarët.
Kështu që me të gjithë infrastrukturën moderne që kemi, me të gjithë automatizimin që kemi sjellë përsa i përket proceseve të transportit, me të gjitha planet që kemi për të ardhmen përsa i përket edhe transportit urban dhe atij ndërqytetas, për flotat të cilat duhet të jenë, flota hibride për të ndotur sa më pak ambientin, dhe gjithçka tjetër që është në planet dhe reformat e qeverisë që të kemi një Kod të ri Rrugor, i cili do të ndikoj në sjelljen e drejtuesve të automjeteve për t’u bërë sa më afër të gjitha parimeve të Bashkimit Europian, unë do të thoja që është një nevojë imediate për ta votuar këtë projektligj dhe për ti dhënë mundësi Shqipërisë që të gjitha këto investime, si në infrastrukturë kritike, ashtu dhe në burime njerëzore të kthehen dhe të përdoren nga qytetarët të bazuar mbi një Kod Rrugor të mirës tudiuar dhe të koordinuar me të gjitha palët.
Unë jam e bindur se ky kontroll do të jetë në lartësinë e duhur duke krijuar klimën e përshtatshme për një lëvizje sa më të mirë dhe të sigurt përgjatë gjithë infrastrukturës rrugore të vendit tonë. Shumë faleminderit.

belinda balluku seance plenare 16 mars 2023

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin