LIVE UPDATES
Politike

‘E ka shteti’: Nga tenderat te biznesi i ndërtimit, si u pasuruan drejtorët e Bashkisë

Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e atij viti mes akuzave për abuzim masiv me burimet shtetërore, një sistem kontrovers të përdorimit të punonjësve të administratës për të mbledhur vota dhe një listë zgjedhësish ku çdo njëqind shtetas kishin një zyrtar partie mbikëqyrës të njohur si “patronazhist”.

1 April 2024, 13:35 Nga I.A
‘E ka shteti’: Nga tenderat te biznesi i ndërtimit, si u
Drejtoret e Veliajt

TIRANË- Në prill 2021, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të qershorit të atij viti, shtetasja J.B., e cila mendonte se punonte në një kompani private, i komunikon një shokut të vet duke i thënë se dikush kishte marrë administratorin e kompanisë 5D Konstruksion nga Lapraka, duke i kërkuar që ajo të dalë në fushatë zgjedhore, besohet, për Partinë Socialiste.

“Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës, duke ditur se pronari është i shtetit dhe i kanë thënë, thuaj J. të angazhohet me zgjedhjet,” citohet punonjësja në një vendim për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme.

Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e atij viti mes akuzave për abuzim masiv me burimet shtetërore, një sistem kontrovers të përdorimit të punonjësve të administratës për të mbledhur vota dhe një listë zgjedhësish ku çdo njëqind shtetas kishin një zyrtar partie mbikëqyrës të njohur si “patronazhist”.

Sistemi dukshëm nuk ishte i kufizuar vetëm te punonjësit e administratës publike, por edhe te kompani, nominalisht private, të cilat, në fakt akuzohet se i përkiste dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Të dy u arrestuan me urdhër të SPAK javën e kaluar, ndërsa gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë u akuzuan gjithashtu për shkelje të barazisë në tenderë dhe vepra të tjera penale.

Dosja prej 120 faqesh e përgatitur nga Prokuroria për të argumentuar kërkesat për masa sigurie para Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, detajon se si Molla dhe Qato morën dividentë, ndërsa pronari nominal, një bukëpjekës në Tiranë, paguhej në mënyrë informale me një rrogë nga kompania që supozohej se e kishte nën pronësi.

Prokuroria vëren gjithashtu se si, pa ndonjë përpjekje të madhe për të maskuar natyrën kriminale të transaksioneve, kompania që fitonte miliona euro tenderë dhe kishte miliona lekë fitime të pashpërndara, shitej nga një aksioner te një tjetër përkundrejt çmimit nominal të aksionit, 100 lekë gjithsej. Prokuroria pretendon gjithashtu se shkeljet e bëra nga zyrtarët e shtetit për të dhënë kontrata punimesh publike për këtë kompani ishin të shumta, për shkak se kompania ishte e re dhe nuk kishte kurrfarë aktiviteti për të justifikuar plotësimin e kritereve tenderuese, të tilla si xhiroja apo suksesi në zbatimin e projekteve të mëparshme.

Përgjimet e komunikimeve mes punonjësve të ndryshëm të kompanisë sugjerojnë gjithashtu se pronësia e Qatos dhe Mollës mbi kompaninë ishte një sekret që e dinin të gjithë dhe as nuk kishte ndonjë përpjekje shumë të fortë për ta mbajtur të maskuar. Përgjimet paraqesin gjithashtu një mjedis pune të dominuar nga sherret dhe presioni, punonjës që marrin qetësues për të fjetur gjumë dhe një inspektim të çuditshëm nga ana e Tatimeve, në të cilën inspektorët tatimorë “kishin parë diçka që nuk duhej të shihnin”.

Historiku i suksesit të kompanisë 5D Konstruksion buron sipas SPAK nga pozicioni publik i aksionerëve të fshehtë të saj. Kompania arrinte të fitonte tenderë të panumërt në institucionet e Bashkisë Tiranë, por nuk ishte në gjendje të fitonte tenderë në institucione të tjera publike nën varësi të zyrtarëve të tjerë socialistë.

Hetimi zbulon gjithashtu se paratë që besohet se iu vodhën shqiptarëve me tenderë të manipuluar u investuan në ndërtim pallatesh. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pas vitit 2021, kompania nisi ndërtime në pesë objekte, kryesisht pallate banimi dhe një hotel në Durrës.

Në fakt, në lidhje me hotelin në Durrës, kompania u pajis edhe me statusin special të  dhënë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, status që i fal kompanisë taksa dhe i ngarkon taksapaguesit me mbulimin e kostove të shërbimeve bazë si  ujë, kanalizime, etj..

Hoteli në Durrës sjell në vëmendje kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, në komunimimet private të punonjëses J.B., përshkruhet si asgjë më pak se njëri prej aksionerëve pas hotelit, i cili rezulton zyrtarisht në emrin e katër personave të tjerë.

“Këtë hotelin po e bëjmë ne,” thotë punonjësja e kompanisë. “Është aks. pronari jon… Lali eri… E kta.” [SIC]

Pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Bashkisë dërgoi një koment nga kryetari Veliaj në të cilin, përshkrimi konsiderohet si absurd.

“Kjo është gjëja e tretë më absurde që kam dëgjuar për veten. Kampion mbetet ai që ka thënë se jam djali i Ahmadinexhadit, kurse në vend të dytë ai tipi poshtë dritares, që thoshte se kam bërë skemat piramidale të vitit ‘97, nga gjimnazi. Jo, nuk kam ASNJE lidhje me ndonjë hotel, as në Durrës, as në Tiranë, as në gjithë globin!”

Molla dhe Qato u deklaruan të pafajshëm para gjykatës të shtunën, në seancën e vleftësimit të masës së sigurisë të dhënë më herët pas dyerve të mbyllura nga GJKKO.

Kantieri i ndërtimit të hotelit nga kompania Mediterranean Investment Group në Durrës. Foto kortezi nga: Skyscrapercity.com.

Biseda mes punonjëses së nxehur, J.B., dhe një mikut të saj në prill 2021 gjithsesi është një nga provat për të cilat prokuroria thotë se tregojnë pronësinë e drejtpërdrejtë të Qatos dhe Mollës mbi  kompaninë 5D Konstruksion.

“Nga provat e administruara, të vlerësuar në raport me njëra-tjetrën, rezultojnë të dhëna që mbështesin faktin se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato janë personat që kontrollojnë dhe drejtojnë  aktivitetin e shoqërisë tregtare, janë personat që marrin vetime për veprimtarinë e shoqërisë tregtare, për punësimin apo largimin e punonjësve, për pagat e punonjësve, janë persona që në disa raste kanë arkëtuar shuma monetare në shoqëri  për veprimtarinë e saj të përditshme, janë persona që kanë marrë përfitime financiare nga aktiviteti tregtar i shoqërisë,” citohen prokurorët në vendimin e gjykatës.

Megjithatë, në letra kompania u regjistrua në vitin 2016 nga një elektricist nën emrin Igor Elektrik. Kompania fitoi tenderin e parë në maj 2016, as një muaj nga  data e themelimit dhe autoriteti kontraktor ishte vetë Ujësjellës Kanalizime Tiranë SHA, kompani e drejtuar në  atë kohë nga Redi Molla dhe ku kryetari i komisionit të prokurimit ishte Mariglen Qato.

Dyshes së pronarëve iu desh që të mbyllin sytë për të dhënë kontratën me vlerë 5 milionë lekë, pasi kompania e sapokrijuar nuk mundej të plotësonte kriteret më minimale të tenderimit, të tilla si pasja e mjeteve për të bërë punën apo pasja e një aktiviteti të mëparshëm. Prokuroria i ngarkoi Qatos edhe akuzën e mosdeklarimit të interesave private, pasi  në formularin tip të procesit të prokurimit, deklaroi se “nuk ishte” në kushtet e konfliktit  të interesit.

Prokuroria vëren gjithsesi se pavarësisht se ishte pronar i një kompanie që shpejt fitoi tenderë dhe bëri para të madhe, elektricisti gjatë të gjithë kohës vijonte të punonte me një nipt personi fizik, përmes të cilit paguante sigurime shoqërore për veten. Por fitimet nga tenderët duket se janë mjaftueshëm të bollshëm sa kompania, brenda pesë muajsh nga themelimi, zhvendosi zyrat, nga një apartament diku në periferi në rrugën  Sitki Çiço, te qendra Kondor në  rrugën “Babë Rexha” në Tiranë.

Në vitin 2016, viti i parë dhe i pjesshëm i aktivitetit, kompania realizoi të ardhura në masën 77 milionë lekë. Në vitin 2017, kompania realizoi të ardhura në masën 175 milionë lekë dhe fitime neto në masën 6.1 milionë lekë. Dhe pavarësisht se paratë ishin  aty, prokurorët  thonë se pronari fillestar shiti 75% të aksioneve të kompanisë përkundrejt çmimit 75 lekë (shlyer jashtë zyrës noteriale).

Blerësi, shtetasi Muhamet Petriti, rezulton  se është një bukëpjekës në Tiranë. Sipas prokurorisë, ai merr rrogë dhe paguan sigurime shoqërore te një biznes furrë buke, nën pronësinë e së shoqes. Ai nuk rezulton të ketë kontroll real mbi kompaninë që ka nën pronësi. Administratori i kompanisë, Nestor Muhametllari nuk e ka numrin e tij, ndërsa në një rast kur i duhej, ia mori shtetasit Alfred Qato, vëllai i drejtorit të  arrestuar Mariglen Qato. Në këtë rast, administratori porosit Alfred Qaton që “pronari” të shkojë të bëjë tërheqje në bankë ndërsa numri i komunikimeve mes pronarit dhe administratorit është jashtëzakonisht i vogël. Përkundrazi, prokuroria vëren se administratori ka mbi  1 mijë telefonata dhe thirrje të humbura  me vëllezërit Qato.

Prokuroria siguroi ato që duket se janë prova të forta se Molla dhe Qato, dy drejtorët e arrestuar, ishin pronarë de facto të kompanisë. Në dokumentet që i janë gjetur administratorit, përfshirë blloqet e shëbimeve, të dyve u referohet si Ortaku 1 dhe Ortaku 2 me llogari të hollësishme për të treguar se sa para ka marrë njëri dhe sa tjetri nga dividentët e fitimeve të kompanisë.

Një bllok shënimesh i sekuestruar në zyrë dhe një tjetër i sekuestruar në shtëpinë e administratorit tregojnë pronarët e vërtetë të kompanisë. Pastaj, dokumentet e sekuestruara në kompjuterin e financës së kompanisë i paraqesin drejtorët si njerëz që kanë përfitime apo pagesa të rregullta nga kompania.

“Rezulton fakti se Ortaku 1, ose ndryshe O1, që i referohen dokumenteve të gjetura në kompjuterat e sekuestruara të kompanisë është i njëjtë me person (R) që i referohet në shënimet e tij shtetasi Nestor Muhametllari, që është shtetasi Redi Molla,” vëren prokuroria. Në dokumentet e brendshme të kompanisë, shtetasit Mariglen Qato i referohen si (M) apo Ortaku 2.

Kompania 5D Konstruksion pati të ardhura në masën 22 milionë euro për periudhën nga themelimi deri në vitin 2022, viti i fundit për të cilin është depozituar bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit.*

Marrë nga Reporter.al

5d konstruksion mariglen qato redian molla


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...