8 September 2022, 11:26
Nga k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt në Kuvend lidhur me krizën ekonomike në vend dhe paketën e ndihmës sociale. Në fjalën e tij nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama nuk e kurseu ironinë, duke u shprehur se nuk e kuptonte në çfarë planeti jetonte Alibeaj. Edhe njëherë, Rama përsëriti të gjithë paketën sociale që prezantoi po vetë për një orë nga Kryeministria.
"Kërkoj ndjesë për ndërhyrjen në këtë moment, për shkak të protokollit të mikpritjes së presidentit duhet që të jem në Kryeministri. është e nevojshme që të nënvizoj një fakt. Që qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të ndërtojë një qasje afatmesme që prej 1.2 milionë subjeke. Përfshirë edhe biznese sepse ne besojmë që është shumë e rëndësishme në afat të mesëm në vend me paketa afatshkurta. Sa i takon shpenzimit ky është më i madh se bëhet fjalë për një mbështetje. Më bëri përshtypje parafolësi (Alibeaj), nuk e di ku jetoni ju. Jam i bindur që nuk jetoni këtu. Jetoni në një planet tjetër emri i të cilit është mistër. Nëse ka një gjë që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Po kalon parashikimet e bëra. është situatë në të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Pse? Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë, fundi do e tregojë nëse është ambicje apo marrëzi, për të mos e prekur çmimin në faturat familjare. Për të qenë të qartë se për çfarë flasim sot, i them publikut. Piku i energjisë ishte 1040 euro, para krizës ka pasur maksimunimin e tij në 110 euro. Jemi 10 herë më lart. Shqipëria edhe në vitin e tij më të mirë nga pikëpamja e reshjeve, kur ka pasur edhe nivelin më të lartë të eksportit të energjisë, nuk ka arritur të mbulojë nevojën vendase. Nuk ka kapacitet për të mbuluar nevojën vendase. E dinë të gjitha ata që dinë të bëjnë artimetikë të thjeshtë, ndryshe nga e juaja. Edhe sot që flasim mbulesa e garantuar për të mos lejuar që në fatuën e qytetarëve të shfaqet çmimi real është 330 mln euro. Kjo shifër mund të shkojë shumë më larg. Ndërkohë që do të riindeksojmë pensionet,"-tha Edi Rama.
edi rama seance plenare 8 shtator 2022
Politike
8 September 2022, 11:19
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj priti ditën e sotme në një vizitë presidentin e Italisë Sergio Mattarellan. Gjat...
Politike
8 September 2022, 11:11
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan imazh të bukur faktin që flamuri i BE-së do t&eum...
Politike
8 September 2022, 11:00
A.B
Olta Xhacka, Jorida Tabaku
TIRANË- Vendosja e flamurit të BE-se në institucionet shqiptare krijoi debat mes deputetes së Partisë D...
Politike
8 September 2022, 10:46
A.B
TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka diskutoi ditën e sotme në Kuvend aktin normativ për simbolet kombëtare. Ajo kërk...
Politike
8 September 2022, 10:29
A.B
Petrit Vasili dhe Lindita Nikolla
TIRANË- Deputeti Petrit Vasili iu drejtua kryeparlamentares, Lindita Nikollës duke i kërkuar kohë q&...
Politike
8 September 2022, 10:23
A.B
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi si çdo herë llogari nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla për fakt...
Politike
8 September 2022, 10:23
k.m.
Lindita Nikolla
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar dot pa komentuar kërkesën e Ina Zhupës për një interpelanc...
Politike
8 September 2022, 10:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komis...
Politike
8 September 2022, 10:15
k.m.
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti. N&eu...
Politike
8 September 2022, 10:10
A.B
TIRANË- Protesta e thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë mbështetjen e opozitës, të kryesuar ng...