21 September 2023, 10:21
Nga A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi nga nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, që të lexojë shkresën e paraqitur nga grupi i PD. Bardhi iu drejtua duke i thënë se duhen lexuar të gjitha vendimet, pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo.
REPLIKAT E PLOTA:
Gazment Bardhi: Nuk ka një miratim të kalendarit të punimeve të Kuvendit, ne jemi kundër një kalendari që nuk cakton datën e shqyrtimit të iniciativave të deputetëve që presin prej 2 vitesh të shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë. Sa kohë kjo dakordësi, nuk gjente pasqyrimin në kalendarin e punimve, përfshirë ligjin për minimumin jetik, ku qytetarët protestojnë jashtë për t’u miratuar. Duhet të ketë datën kur shqyrtohet. Keni marrë dhe një njoftim dhe nga grupi parlamentar i PD-së. Do të duhej të lexonit vendimin e PD. Nuk mund t’i zgjidhni shkresat, lexohen të gjitha siç vijnë, pavarësisht a ju pëlqejnë apo jo drejtueses së përkohshme të Kuvendit.
Ermonela Felaj: Nuk është e vërtetë që ka pasur një afat për kalimin e tyre në seancë plenare, por janë nxitur komisionet që t’i trajtojmë të gjitha. Të gjitha ishin vënë në lëvizje dhe fjala juaj ka ardhur pasi kolegët kishin votuar, përfshirë edhe ju. Ka pasur dakordësi për kalendarin.
Gazment Bardhi: Kanë pasur 1 javë kohë komisionet që të përgatisin një axhendë se kur do të shqyrtohen në seancë dhe ramë dakord që kjo do të ishte hera e fundit ku nuk shqyrtohen iniciativat e deputetëve. 3 kolegë kanë bërë propozimet e tyre. Kur erdhi propozimi i bërë, ju nuk ratë dakord dhe ne kemi votuar kundër miratimit të kalandarti dhe sipas rregullores, duhet ta hidhni në votim në seancë plenare.
Klotilda Bushka: Kalendari është miratuar, por ka pasur një rezervë për çështjet që lidhen me nismat legjislative të deputetëve, por kemi informacion se të gjitha komisionet i kanë çështjet në shqyrtim dhe kanë marrë përgjigje dhe kemi thënë që nuk mund të përcaktojmë një datë. E rëndësishme që nismat të shyrtohen në komisione, por sapo të jenë gati të futen në seancë plenare. Kjo është një çështje teknike dhe nuk mund të bllokojnë punimet në kuvend përsa kohë që provohet vullneti i të gjithëve për nismat e deputetëve. Kalendari është miratuar me konsensus. Ato nuk mund të jenë pengesa për të marrë kaq shumë kohë ne tani për një çështje teknike.
gazment bardhi
Politike
21 September 2023, 10:23
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës.
Zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonel...
Politike
21 September 2023, 10:16
lulzim basha
TIRANË-Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në Kuvend për seancën e sotme plenare. Basha tha për mediat s...
Politike
21 September 2023, 10:09
A.B
Ambasada
TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me përplasjet në grupin e Partisë Demokratike. Amba...
Politike
21 September 2023, 10:05
r.ll
bashkia kukes
KUKËS-Të dielën në Kukës do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie, ndërsa ditën e sotme ë...
Politike
21 September 2023, 09:55
A.B
Kuvendi
TIRANË- Pak para nisjes së seancës plenare, një zhvillim i ri vjen nga kampi blu. Mësohet se 28 deputetë nga 35 q&eu...
Politike
21 September 2023, 08:59
A.B
Gazment Bardhi dhe Lindita Nikolla
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlam...
Politike
21 September 2023, 08:21
A.B
Edi Rama
SHBA- Një ditë pas mbledhjes në Këshillin e Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun disa fotogr...
Politike
20 September 2023, 22:30
h.k
Rama dhe Scholz
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimeve në OKB, në New York, ka takuar edhe Kryeministrin e Gjermanisë Olaf S...
Politike
20 September 2023, 19:41
h.k
Në prag të zgjedhjeve lokale në Greqi ka nisur nga politikanët grek të përdoret dhe çështja Beleri. Mesa duket ç...
Politike
20 September 2023, 18:44
I.A
Fatos Nano
TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano është liruar ditën e sotme nga spitali. Mësohet se lideri historik i PS-së, me...