25 September 2025, 19:25
Nga E. D
Jasmira Memelli
TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme. Zëdhënëse e PL-së, Jasmira Memelli e ka cilësuar këtë vendim si dikush që zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit. Me anë të postimi në facebook, Memelli tregon se Silva Caka ka mbi një vit që ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit te Partisë se Lirisë
Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet. Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.
As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë. Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.
jasmira memelli
Politike
26 September 2025, 18:56
E. D
SHBA- Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme t...
Politike
25 September 2025, 15:10
E. D
Besfort Lamallari dhe Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka ...
Politike
25 September 2025, 15:34
E. D
Evis Sal
TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, vetëm pak ditë pas betimit në detyrë është la...
Politike
25 September 2025, 09:10
Elisa Spiropal dhe Marco Rubio
SHBA- Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbrëmjen e djeshme Ministrja për Eur...
Politike
25 September 2025, 14:39
I.A
Eugena Tomini
TIRANË- Eugena Tomini është emëruar ditën e sotme si zv.ministre e Shëndetësisë.
Mësohet se&nbs...
Politike
25 September 2025, 14:30
I.A
Edona Bilali
TIRANË- Ish-deputetja Edona Bilali është, pasi nuk mori dot një mandat në zgjedhjet e 11 majit, është ...
Politike
25 September 2025, 14:29
I.A
Silva Caka
TIRANË- Një emërim surprizë ka ndodhur ditën e sotme nga mbledhja e Këshillit të Ministrave. Mësohet se ...
Politike
25 September 2025, 14:19
I.A
SHBA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr&e...
Politike
25 September 2025, 13:51
I.A
GJKKO
TIRANË- Seanca në GJKKO për dosjen 5D ka vazhduar ditën e sotme e përfshirë nga debatet dhe provokimet. Deputeti demokr...
Politike
25 September 2025, 13:33
E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha se kreu i SPAK Altin Dumani ka asgjësuar ligjin antimafias. Gjatë n...