22 September 2026, 21:53
Nga E. D
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga hetimet e SPAK lidhur me Ergys Agasin e Vlora Hysenin. E ftuar në emisionin "Top Story", Hoxha tha në telefonin e Agasit janë gjetur komunikime me Vlora Hysenin dhe Embro Sulejmanin, në periudhën kur Agasi ishte në kërkim.
Hoxha thotë se për Embro Sulejmanin ka dyshime se ka përkrahur Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim. Sipas saj, Sulejmani, i cili punonte si kryekamarier, dyshohet se e ka asistuar Agasin me ushqime dhe ndihma të tjera. Ajo bëri me dije gjithashtu se SPAK dyshon se Agasi mund të jetë fshehur në Durrës, në zonën e njohur si Vilat Qeveritare, gjatë periudhës që ishte në kërkim.
Një tjetër pistë e hetimit lidhet me të dhënat e siguruara gjatë ekspertimit në laboratorin shkencor. Sipas gazetares, ekzistojnë dyshime se disa të dhëna sekrete që SPAK pritej t’ia kalonte prokurorisë mund t’i jenë përcjellë Agasit nga Fatjon Kalluci, shefi i laboratorit shkencor të Policisë.
"Në telefonin e Agasit ka biseda me Vlora Hysenin dhe Embro Sulejmanin kur ishte Agasi në kërkim. Këto të dhëna ka dyshime nga SPAK, janë në vazhdën e komunikimeve kur Agasi ishte në kërkim. Për Embro Sulejmanin dyshohet se ka përkrahur Ergys Agasin, ky shtetas dyshohet kur Agasi porosiste ushqime dhe kërkonte ndihma të tjera, Embro punonte si kryekamarier e ka asistuar Agasin me ushqime. Në aspektin jo zyrtar, shumë i klasifikaur me një vendim gjyqësor që e ndalon të publikohet SPAK dyshon se Agasi fshihej në një zonë në qytetin e Durrësit, në zonën e njohur si vilat qeveritare. Ndërkohë ka dyshime se gjatë një ekspertimi të laboratorit shkencor kur SPAK do ia kalonte këto të dhëna prokurorisë, këto të dhëna sekrete Fatjon Kalluci, shefi i laboratorit shkencor të policisë, ia ka kaluar Agasit. Ndërsa versioni zyrtar është që këto hetime janë në vazhdën e hetimeve të 2025 që kanë lidhje me dosjen e AKSHIT. Për Prodën ende nuk ka një status të caktuar”, tha Hoxhaj./Dosja.al
anila hoxha
Aktualitet
22 September 2026, 21:43
E. D
LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën....
Aktualitet
22 September 2026, 21:25
E. D
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e Vlora Hysenit në pikën kufitare të Morin...
Aktualitet
22 September 2026, 21:20
E. D
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 115-t&eu...
Aktualitet
22 September 2026, 21:17
E. D
Arben Kola
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e hetimeve nga SPAK dhe BKH ndaj drejtoreshës së SHISH, V...
Aktualitet
22 September 2026, 19:58
E. D
MORINË- Ish-Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni është ndaluar pranë pikës kufitare në Morinë, pasi SPAK i caktoi masë...
Aktualitet
22 September 2026, 19:33
E. D
TIRANË- Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë përmendi masën e sigurisë ndaj drejtoresh&eum...
Aktualitet
22 September 2026, 19:22
E. D
pamjet
TIRANË- Qytetarët kanë dalë sërish këtë të martë në protesta kundër qeverisë Rama. Me fl...
Aktualitet
22 September 2026, 18:16
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters u ka bërë jehonë ngjarjeve të fundit në vendin ...
Aktualitet
22 September 2026, 18:13
Në kuadër të projektit SEEDS – Strengthening Entrepreneurship Economic Development Sustainably in South Adriatic Area, financuar nga Prog...
Aktualitet
22 September 2026, 17:40
G.M
Pamje nga garazhdi
LUSHNJË- Momente paniku janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në një kompleks pallatesh 11-katës...