8 December 2023, 16:53
Nga I.A

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për kërcënimet e Greqisë për t'i vënë veton anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Greqia ka kërcënuar me veto, për shkak të arrestimit dhe mbajtjes ende në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Rama u shpreh se nuk beson se Greqia do të vendos veton më deri më datë 13 dhjetor. Po ashtu Rama çështjen Beleri e ka quajtur absurditet dhe se është i bindur që kjo nuk do të vonojë asnjë ditë procesin në BE.
"Ne do shkojmë në Bruksel për mbledhjen e KE, me kokën lart për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e kongresit amerikan dhe të përshëndetura nga 26 shtete anëtarë te Be. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet dhe jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë po për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike. Greqia. Historia dihet. Duke përsëritur qëndrimin tonë ndaj arsyes në fjalë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 dhjetor dhe as përtej 13 dhjetorit. Ky qëndron nuk do të ndryshojë jo sepse ne jemi kokëfortë por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne.
Brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë. Unë nuk do ta pranoj ta besoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq përkushtim punë e profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 100 veta në të gjithë sistemin e shtetit tonë që e ka përfaqësuar me dinjitet e seriozitet Shqipërinë në tryezat e dialogut për skanimin e plotë të gjendjes së vendit duke na nderuar të gjithëve Të gjithë që na dëgjojnë dua tu them se në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije ju siguroj. Do kthehem edhe më krenar edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë tonë të përbashkët edhe më i bindur se një absurditet i tillë s’do ta vonojë asnjë ditë procesin tonë në BE. Madje edhe më i vendosur për të përshpejtuar këtë proces për ta bërë gati Shqipërinë për në BE edhe më parë sesa Shqipëria të jetë gati,” tha Rama.
edi rama
Politike
8 December 2023, 16:45
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë shpalosur prioritetet e tyre kryesore për zhvillimin e vendit. Në Kong...
Politike
8 December 2023, 16:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kongresin e PS-së me batuta. Në nisje të fjalës, Ra...
Politike
8 December 2023, 16:23
I.A
Lindita Nikolla
TIRANË- Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka mbetet i pazbatuar pr...
Politike
8 December 2023, 14:42
A.B
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte ajo që hapi Kongresin e&n...
Politike
8 December 2023, 14:24
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratik, Gazment Bardhi, me ironi komentoi kongresin e Partisë Socia...
Politike
8 December 2023, 13:17
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Gjatë kongresit të Partisë Socialiste, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku the...
Politike
8 December 2023, 12:55
A.B
Klosi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi nuk i kurseu kritikat për opozitën gjatë K...
Politike
8 December 2023, 12:43
a.l
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur në Kongresin e Partisë Socialiste për ngjarj...
Politike
8 December 2023, 12:03
a.l
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka ku...
Politike
8 December 2023, 11:59
a.l
Pedro Sanches
TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches në cilësinë e presidentit të internacionales soc...