13 December 2024, 22:44
Nga I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato komentoi krizën ku ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe mënyrën si Parlamenti, në veçanti mazhoranca me rastin “Xhaçka” po i qasen vendimeve të këtij institucioni të drejtësisë. Edhe pse Komisioni i Venecias dha opinionin e kërkuar nga kryetarja e Kuvendit lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ku thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim për këdo dhe këtë të drejtë ia ka njohur Kushtetuta e vendit, palët e kanë interpretuar këtë qëndrim në mënyra të ndryshme.
Gonzato i ftuar në A2CNN tha se politika dhe Kuvendi duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në Shqipëri sipas tij duhet të rivendoset ekuilibri kushtetues.
“Është një çështje e rëndësishme për momentin. Duhet ta keni vënë re që në raportin e vitit 2024 dhe në konkluzionet e Këshillit, pra një dokument që miratohet jo nga Komisioni por nga Shtetet Anëtare, ka një reference të qartë ndaj nevojës për t’i qëndruar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo çështje duhet parë me shumë kujdes. Ju vetë iu referuat opinionit të Komisionit të Venecias, ku theksohet parimi i besnikërisë kushtetuese, ndërsa për pjesën tjetër u takon autoriteteve shqiptare të vendosin. Por mendoj se duhet të rivendosim qartësinë dhe të rivendosim ekuilibrin kushtetues”, tha ambasadori i BE-së.
silvio gonzato
Politike
13 December 2024, 22:32
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtet...
Politike
13 December 2024, 22:25
I.A
Holta Zaçaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj theksoi se i gjithë debati që ka lindur për ma...
Politike
13 December 2024, 20:10
I.A
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë...
Politike
13 December 2024, 19:50
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të j...
Politike
13 December 2024, 19:43
I.A
Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harres&...
Politike
13 December 2024, 19:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi narkoregjimin e Edi Ramës se disponon fonde dhe media të pafundme. Në fjalë...
Politike
13 December 2024, 19:35
I.A
Kuvendi
PRISHTINË- Më 20 dhjetor në orën 11:00 Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhje të përbashkët t...
Politike
13 December 2024, 19:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke theksuar se ka një luft&eum...
Politike
13 December 2024, 19:17
I.A
Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi Xhorxh Soros se është projektuesi fund e krye i drejtësisë së re....
Politike
13 December 2024, 19:12
I.A
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka vënë në dukje arritjet dhe sfidat e opozitës në...