LIVE UPDATES
Politike

Çfarë ndodh pas hapjes së negociatave dhe sa zgjat proçesi i anëtarësimit, pengesat dhe hapat që duhet të merren nga Shqipëria

Pasi Shkupi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu ndez zyrtarisht drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit, që mund të çojë në anëtarësimin e tyre në BE.

19 July 2022, 18:43 Nga e.k
Çfarë ndodh pas hapjes së negociatave dhe sa zgjat
Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski

TIRANË- Sot Bashkimi Europian ka hapur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi votimi në parlamentin maqedonas të propozimit francez i hapi rrugë proçesit të anëtarësimit për ty vendeve. EURACTIV bën një analizë të gjatë dhe sqaron të gjithë hapat që duhet të ndërmarrin të dy vendet, sfidat me të ciulat duhet të përballen si dhe sa do të zgjasë proçesi i anëtarësimit.

Pasi Shkupi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu ndez zyrtarisht drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit, që mund të çojë në anëtarësimin e tyre në BE.

“Ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, tha kryeministri çek, Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, u pritën të martën në Bruksel, ku morën pjesë në Konferencën e Par Ndërqeveritare, që hap derën për fillimin e bisedimeve të pranimit, që ka gjasa të zgjasin me vite. 

Historia e vetos

Maqedonisë së Veriut iu dha statusi i kandidatit në vitin 2005, por për shumë vite nuk ishte në gjendje të fillonte negociatat e anëtarësimit për shkak të kundërshtimit të Greqisë, derisa ajo ndryshoi emrin e saj.

Më pas Franca bllokoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën derisa të miratohej një metodologji e re për zgjerimin e ardhshëm të BE.

Pengesa tjetër ishte vetoja bullgare nga viti 2020, pasi Sofja kishte bllokuar çdo përparim për shkak të një mosmarrëveshjeje midis vendeve mbi çështjet historike dhe nevojës për të kapërcyer armiqësinë që daton që nga periudha e Titos.

Kjo u tejkalua pasi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan propozimin francez që do ta bënte maqedonishten gjuhë zyrtare në BE, do të ndryshonte Kushtetutën e vendit për të përfshirë bullgarët, të garantonin mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të ndryshonin tekstet shkollore me referenca negative për Bullgarinë….

Megjithatë, Bullgaria vazhdon ta konsiderojë gjuhën maqedonase si një dialekt të bullgarishtes dhe të hënën në një takim të ambasadorëve të BE-së dorëzoi një memorandum që rikujton qëndrimin e saj.

Por si bëhen kandidatët anëtarë?

Para fillimit të negociatave të anëtarësimit, vendi kandidat dhe Komisioni Evropian vendosin të ashtuquajturën “strategji e para-anëtarësimit”, e cila çon në hartimin e një kuadri negociues nga të dyja palët.

Negociatat nuk mund të fillojnë derisa kuadri të miratohet unanimisht nga vendet anëtare të BE-së.

Në këtë proces, Komisioni Evropian duhet të jetë i kënaqur që vendi kandidat të plotësojë tre kushte, apo sic njihen ndryshe kriteret e Kopenhagenit.

Për të filluar negociatat, vendi kandidat megjithatë duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, ndërsa të tjerat mund të përmbushen gjatë fazës së negociatave.

Më pas zhvillohen negociatat ndërmjet ministrave dhe ambasadorëve të qeverive të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet Konferenca Ndërqeveritare (IGC).

Faza e parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të legjislacionit të vendit kandidat për të parë se sa është në përputhje me ligjin e BE-së ose me acquis communautaire.

Acquis është i ndarë në 35 kapituj negociues, të grupuar në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me votimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Negociatat fillojnë me hapjen e kapitujve “themelor”, çështje si gjyqësori dhe të drejtat themelore

Negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht.

Pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt, Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe vendi nënshkruan Traktatin e Aderimit që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”.

Traktati duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian, i cili duhet të miratojë tekstin me shumicë absolute.

Sa kohë zgjat anëtarësimi?

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformës dhe përafrimi me ligjet e BE-së në çdo vend dhe kohëzgjatja e tyre mund të ndryshojë.

Komisioni Evropian përshkruan progresin e vendeve kandidate në raportet vjetore.

Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ekzekutivi i BE-së tha në vlerësimin e vitit të kaluar të dy vendet ishin ‘mesatarisht të përgatitura’ në shumicën e gjashtë grupeve dhe kanë parë njëfarë progresi.

Realisht, mbyllja e kapitujve mund të zgjasë disa vite, siç ka ndodhur me Serbinë apo Malin e Zi.

Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve dhe Bullgaria i ka rezervuar vetes të drejtën për ta bërë këtë nëse protokolli dypalësh nuk zbatohet nga Maqedonia e Veriut.

Më të shpejtë për të negociuar pranimin ishin Austria, Finlanda dhe Suedia, (në pak më pak se dy vjet), ndërsa Kroacisë iu deshën pak më pak se tetë vjet nga fillimi i negociatave për t’u bërë anëtare e plotë e bllokut.

Cilat mund të jenë pengesat?

Çështjet dypalëshe ose trazirat e brendshme (mes vendeve): Pavarësisht se fitoi mbështetjen e shumicës së ligjvënësve, propozimi francez ka shkaktuar protesta të gjera në Maqedoninë e Veriut, me kundërshtarët që argumentonin se ndryshimi i Kushtetutës mund të jetë një hap shumë larg.

Kritikët e propozimit francez në Shkup thonë se ai hap derën për mohimin e identitetit kombëtar të maqedonasve.

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut kundërshton fuqishëm kompromisin francez.

Kriteret e Kopenhagenit përfshijnë gjithashtu faktin e pamohueshëm që BE-ja duhet të ketë kapacitetin për të pranuar një shtet të ri anëtar.

Gjatë viteve të fundit, ka pasur një shkallë hezitimi për zgjerim brenda BE-së.

Por rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor për BE-në është rritur që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, me frikën për ndikimin e Moskës në rajon.

Çekia, e cila tani mban Presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, do të duhet të balancojë midis vendeve që shtyjnë për pranimin e shpejtë të Ukrainës në BE dhe vendeve që kanë pritur për shumë vite, si ato në Ballkanin Perëndimor, nga ana tjetër.

Në tetor 2022, Presidenca Çeke do të organizojë një samit jozyrtar në Pragë. Në aktivitet do të marrin pjesë shtetet anëtare dhe vende të tjera evropiane, “nga Islanda në Ukrainë”.

Megjithatë, disa shtete anëtare mbrojnë në mënyrë efektive reformën e BE-së përpara çdo zgjerimi të mëtejshëm të bllokut.

Franca së fundmi ka paraqitur një propozim për të stabilizuar fqinjësinë e BE-së por që nuk do të thotë domosdoshmërisht zgjerim në radhë të parë.

edi rama negociatat me be 2022

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin