Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Pas daljes nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri
Siç raportohet, Balluku ka qëndruar për rreth 30 minuta, por nuk dihet nëse zhvilloi ndonjë takim, apo shkoi në Kryeministri për mbledhjen e qeverisë ku pritet të merret edhe vendimi për përcjellen e Fatos Nanos në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.
31 October 2025, 19:31Nga E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Pasi u mor e pandehur nga SPAK, është parë të futet në Kryeministri.
Siç raportohet, Balluku ka qëndruar për rreth 30 minuta, por nuk dihet nëse zhvilloi ndonjë takim, apo shkoi në Kryeministri për mbledhjen e qeverisë ku pritet të merret edhe vendimi për përcjellen e Fatos Nanos në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.
Pas daljes nga SPAK, Balluku tha për gazetarët se në respekt të organeve të drejtësisë, ka pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Ajo theksoi se si qytetare e Republikës së Shqipërisë edhe si zyrtare publike, e shikon si një proces, një proces i cili është shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi parimet e drejtësisë./Dosja.al