5 May 2026, 21:54
Nga D.S

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar sot pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili paraqiti pamje brenda IEVP Fushë-Krujë.
Nga videot shiheshin shishe alkooli në ambientet e brendshme të institucionit. Sipas Drejtorisë së Burgjeve përmbajtja është e pavërtetë dhe dashakeqe, pasi ambiente të tilla nuk tolerohen brenda IEVP-ve. Ndërkohë theksojnë se, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka intensifikuar kontrollet e befasishme dhe masat parandaluese kundër çdo forme paligjshmërie.
“Lidhur me pretendimin e shpërndarë së fundmi nga z. Sali Berisha për një video të paraqitur si ambient brenda IEVP Fushë-Krujë, sqarojmë se përmbajtja është e pavërtetë dhe dashakeqe. Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk ekzistojnë ambiente të tilla dhe nuk tolerohet, në asnjë rrethanë, prania apo konsumimi i sendeve të ndaluara, përfshirë alkoolin. Pretendime të kësaj natyre synojnë të dezinformojnë opinionin publik dhe të dëmtojnë imazhin e sistemit penitenciar. Gjatë kohëve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka intensifikuar kontrollet e befasishme dhe masat parandaluese kundër çdo forme paligjshmërie, me rezultate konkrete dhe të verifikueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi ende aty ku duam, por vullnetin e kemi të palëkundur. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon denoncimin e çdo shkeljeje dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse, por dënon shpërndarjen e materialeve të rreme, të cilat cenojnë besimin publik dhe përpjekjet institucionale për forcimin e sigurisë dhe respektimin e ligjit në sistemin penitenciar”, thuhet në njoftim./Dosja.al
sali berisha drejtoria e përgjithshme e burgjeve ievp fushe kruje
Politike
5 May 2026, 20:13
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të Kuvendit dhe deputetit socialist Servet Pëllumbi...
Politike
5 May 2026, 20:09
D.S
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të p&eu...
Politike
5 May 2026, 20:04
E.d
Edi Rama
GJIROKASTRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Partisë Socialiste i duheshin 83 mandatet pasi ndryshe vendi do kishte humbur mundës...
Politike
5 May 2026, 19:53
D.S
Servet Pëllumbi
TIRANË- Servet Pëllumbi, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë është ndarë nga jeta n&eum...
Politike
5 May 2026, 19:50
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është sot turp qeveritar në sytë e bot...
Politike
5 May 2026, 19:45
D.S
VLORË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesën e radhës me qytetarët...
Politike
5 May 2026, 19:25
E.d
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka rënë dakord me...
Politike
5 May 2026, 19:22
D.S
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me nipin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, gjat&eu...
Politike
5 May 2026, 18:52
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje GJKKO-s&...
Politike
5 May 2026, 18:39
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka falenderuar çdo demokrat që iu bashkua lëvizjes së tij në këto 5 muaj në...