2 September 2025, 17:43
Nga r.ll
igli hasani
SLLOVENI- Në kuadër të Forumit Strategjik të Bled, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bashkë me homologë të rajonit diskutuan rreth temës “Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”.
Në fokus të këtij paneli ishte nevoja për fuqizimin e të rinjve në rajon në procesin e integrimit evropian dhe për t’i bërë pjesë aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik.
Në fjalën e tij, Ministri Hasani nënvizoi se: “Rinia është motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Përfshirja e saj në procesin e integrimit evropian është e pazëvendësueshme.”
Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria po vendos të rinjtë në qendër të procesit të integrimit, përmes nismave që forcojnë rolin e tyre si kontribues aktivë për të ardhmen e përbashkët evropiane të rajonit.
Më herët sot dhe me ftesë të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, Ministri Hasani u takua me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të cilët diskutuan rreth integrimit në BE, sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit ekonomik.
“Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është një qëllim kombëtar, por dhe një domosdoshmëri për gjithë rajonin. Përmes bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të BE-së dhe NATO-s, mund të sigurojmë një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të bashkuar dhe me të ardhme evropiane”, - është shprehur Ministri Hasani.
Përgjatë dy ditëve të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bled, Ministri Hasani ka pasur një agjendë të ngjeshur takimesh me homologë dhe partnerë nga bota, si me: Ministrin e Shtetit në Zyrën Federale Gjermane; Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë; Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit; përfaqësues të Këshillit Atlantik; Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd–Prishtinë etj.
igli hasani forumi i bled
Politike
2 September 2025, 16:12
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krer&e...
Politike
2 September 2025, 15:07
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të nga disa prej rrugëve të reja kombëtare. Me anë të një...
Politike
2 September 2025, 14:32
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë kërkesë-padinë e koalicionit ‘PD-ASHM’ për rezulta...
Politike
2 September 2025, 13:54
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama la një mesazh në librin e ngushëllimeve për ikonën e kinemasë shqiptare Dhimit&e...
Politike
2 September 2025, 13:26
I.A
Varri
BULQIZË- Një varr monumental i periudhës romake është zbuluar nga arkeologët në fshatin Strikcan t&...
Politike
2 September 2025, 12:47
E. D
foo ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar ...
Politike
2 September 2025, 12:03
E. D
foo ilustruese
TIRANË- Kompania DHL e cila bëri shpërndarjen e fletëve të votimit për diasporën nuk ka marr&eu...
Politike
2 September 2025, 11:58
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, mori pjes&e...
Politike
2 September 2025, 11:54
I.A
Kreshnik Collaku
KOSOVË- Ish-deputeti demokrat Kreshnik Çollaku është emëruar këshilltar për Politikën ...
Politike
2 September 2025, 11:50
E. D
Sali Berisha dhe Liri berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e ...