11 March 2025, 18:33
Nga M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në foton e mësipërme teksa ngjitet në furgonin e Policisë me pranga në duar pas mbylljes së seancës së sotme në Apelin e GJKKO-së pa një vendim për masën e sigurisë ndaj tij. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30. Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Sipas informacioneve, kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë.
Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t'i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në 'arrest me burg' dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në 'detyrim paraqitjeje'.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion velia
Politike
11 March 2025, 18:30
M.B
Mark Rutte
KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në aleanc&e...
Politike
11 March 2025, 18:06
A.Ll
Albin Kurti dhe Mark Rutte
KOSOVA - Sekretari i NATO-s, Mark Rutte është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit kosovar n&eu...
Politike
11 March 2025, 17:52
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj ...
Politike
11 March 2025, 17:34
B.Z
Ilir Alimehmeti
TIRANË - Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës,...
Politike
11 March 2025, 17:25
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj mas&e...
Politike
11 March 2025, 17:02
M.B
Luçiano Boçi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë sot një deklaratë...
Politike
11 March 2025, 16:00
B.Z
Slogani
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së thirrur më 15 Mars, kundër...
Politike
11 March 2025, 15:42
B.Z
Ervin Demo
BERAT - Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Bëhet me...
Politike
11 March 2025, 15:35
M.B
Mark Rutte dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbi...
Politike
11 March 2025, 15:16
E. D
Tërmet Peci
TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Siç r...