Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ Braçe denoncon barbarinë ndaj kafshëve në Tiranë: Qenin e futën në kazan me zift
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se këto janë veprime barbare të cilat kryhen nga njerëzit dhe nga zyrtarë të institucioneve.
14 May 2026, 20:14Nga E.d
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar mënyrën se si trajtohen kafshët në Tiranë, ndërsa ka publikuar edhe fotot e kafshëve të vrara nga njerëzit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se këto janë veprime barbare të cilat kryhen nga njerëzit dhe nga zyrtarë të institucioneve.
Ai akuzoi zyrtarët e institucioneve, të cilët organizojnë helmime masive të kafshëve në kryeqytet. Në lidhje me këtë ai publikoj një foto të një qeni, i cili ishte hedhur në një kazan me zift, por që fatmirësisht ishte marrë nga kalimtarët dhe ishte shpëtuar.
“Helmim nga autoritetet, më lejoni t’i quaj barabare, që sillen rrugëve duke helmuar qen. Barbarë! Barbari si këto që korrektohen nga sjellja e njerëzve që duan kafshët dhe që evidentojnë pikërisht këtë gjë. A doni t’ua tregoj? Shihni këto foto! Kështu i helmojnë qentë në Tiranë, me ushqim të helmuar, i vënë para tyre dhe i ngordhin. Me helm. E ndaluar totalisht nga ligji, e konsideruar krim nga kodi penal i republikës së Shqipërisë. Ku ka vdekje më të tmerrshme, apo ngordhje në këtë rast, se sa helmimi në këtë farë feje! Në rrugët e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Kjo gjë është masive, e bërë nga njerëz por e bërë edhe nga zyrtarë të institucioneve. Ka edhe më dhe ka të bëjë me barbarinë e njerëzve, shihni këto pamje, Ky është një qen i hedhur në një kazan me zift për ta ngordhur atje. Për fat nuk dha shpirt, e gjetën njerëz që i duan kafshët. Apo në krahun tjetër, ajo që është më e rënda, mënyra se si trajtohen në këto strehat e bashkive, është barbaria në kufijtë e institucioneve publike. Urdhëroni! Kjo është në Tiranë, shikoni si i vrasin kafshët në strehëza” tha Braçe./Dosja.al