19 January 2026, 11:17
Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar se Presidenti Trump ka ftuar personalisht Edi Ramën në 'Bordin e Paqes' së krijuar nga vetë ai. Në fakt, ftesa e Trump ndaj Ramës ka qenë në mënyrë zyrtare si kryeministër i Shqipërisë dhe jo ftesë individuale.
“Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin që ka marrë Shqipëria në çështjet paqes. Ftesa e presidentit të Amerikës Donald Trump është dhe një vlerësim për lidershipin e Ramës, i cili është ftuar personalisht në Bordin e Paqes. Kur kjo ftesë e drejtpërdrejtë e Trump për kryeministrin e Shqipërisë konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë dhe besimin strategjik të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Spiropali.
Çfarë është Bordi i Paqes?
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur krijimin e Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare që synon të luajë rol kyç në menaxhimin e periudhës pas-konfliktit në Rripin e Gazës. Ky bord është pjesë e një plani më të gjerë për armëpushim dhe stabilizim të situatës mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas planit, Bordi i Paqes do të mbikëqyrë administrimin tranzitor të Gazës, rindërtimin e infrastrukturës, garantimin e sigurisë dhe krijimin e një qeverisjeje teknokratike palestineze. Në fokus janë gjithashtu çarmatimi i grupeve të armatosura dhe angazhimi i një force ndërkombëtare stabilizuese.
Trump pritet ta kryesojë vetë bordin, ndërsa në përbërje parashikohen figura të njohura politike dhe diplomatike nga SHBA dhe vende të tjera. Vendet anëtare të përhershme të bordit do të kenë detyrimin të kontribuojnë financiarisht me nga 1 miliard dollarë secila, për të mbështetur operacionet e sigurisë dhe procesin e rindërtimit.
Iniciativa ka nxitur debate ndërkombëtare, me mbështetës që e shohin si një mundësi për arritjen e paqes afatgjatë dhe kritikë që shprehin shqetësime për rolin dhe ndikimin e saj në diplomacinë globale./Dosja.al
elisa spiropali bordi i paqes
Politike
19 January 2026, 10:48
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve kur u pyet për thirrjen e Edi Ram...
Politike
19 January 2026, 10:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të masës...
Politike
19 January 2026, 10:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar nismën për alokimin e 1 miliard eurove për Bordin e...
Politike
19 January 2026, 10:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, deklaroi se dekonspirimi i aksionit për call-centerat vërteton deklaratën e prokur...
Politike
19 January 2026, 10:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të mas&...
Politike
19 January 2026, 10:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka qene ne SPAK për paraditen e kësaj të hëne në kuadër të masë...
Politike
19 January 2026, 09:15
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për tragjedinë në Adamuz të Spanjës, ku nga përplasja e dy trenave, humbën j...
Politike
19 January 2026, 09:02
D.S
Palestine
SHBA- Të paktën tetë vende të tjera thonë se Shtetet e Bashkuara i kanë ftuar ato të bashkohen me Bo...
Politike
19 January 2026, 08:05
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Ministra dhe deputetë të Kuvendit mbyllin sot pushimet dhe rikthehen në punë. Më...
Politike
19 January 2026, 07:55
D.S
Edi Rama
TIRANA- Shpërthimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama janë po aq të njohura sa edhe prapakthimet e papritura. Në fillim, ...