LIVE UPDATES
Politike

Gazeta italiane: Modeli "Gjadri" sulm ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Duke cituar vendime të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kasacionit, TAI nënvizon shumë problematika ligjore në raport me parimet kushtetuese, ndërkombëtare dhe evropiane për qendrat që dëshiron qeveria Meloni dhe kërkon që të ndalen transferimet dhe të anulohet marrëveshja.

30 July 2025, 21:48 Nga E. D
Gazeta italiane: Modeli "Gjadri" sulm ndaj demokracisë dhe
foto ilustruese

ITALI- Gazeta Italiane "Ilmanifesto", duke cituar Raportin e Tryezës për Azil dhe Emigracion (TAI), të paraqitur në Dhomën e Deputetëve në Itali, ka kritikuar marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për transferimin e emigrantëve në qendrën CPR të Gjadrit. Sipas raportit modeli "Gjadri" është një mekanizëm qeverisës i ndërtuar mbi net të errëta dhe boshatisjen e hapësirave demokratike.

Në raport thuhet se Parlamenti është lënë mënjanë, roli i shoqërisë civile është reduktuar dhe informacionet janë bërë të paarritshme edhe për institucionet që kanë të drejtën e kontrollit. Në raport theksohet gjithashtu se 132 emigrantë janë transferuar në CPR-në e Gjadrit gjatë fazës së dytë. Sipas Ilmanifesto ky numër është nxjerrë nga vizitat monitoruese të bëra nga TAI dhe nga një grup deputetësh dhe eurodeputetësh të opozitës që ndjekin këtë çështje.

Duke cituar vendime të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kasacionit, TAI nënvizon shumë problematika ligjore në raport me parimet kushtetuese, ndërkombëtare dhe evropiane për qendrat që dëshiron qeveria Meloni dhe kërkon që të ndalen transferimet dhe të anulohet marrëveshja.

Pjesë nga artikulli

Modeli Gjadri është një mekanizëm qeverisës i ndërtuar mbi net të errëta dhe boshatisjen e hapësirave demokratike. Parlamenti është lënë mënjanë, roli i shoqërisë civile është reduktuar, informacionet janë bërë të paarritshme edhe për institucionet që kanë të drejtën e kontrollit’. Ky është thelbi i 52 faqeve të raportit të paraqitur dje në Dhomën e Deputetëve nga Tryeza për azil dhe emigracion (TAI), me titullin Plagët e kufirit.

Në të jepet numri i përgjithshëm i personave të transferuar në CPR-në e Gjadrit gjatë fazës së dytë të projektit: 132. Janë emigrantë ‘të parregullt’ të dëbuar nga territori italian, pas ndryshimit nga ana e qeverisë të destinacionit fillestar të strukturave, që fillimisht ishin menduar për azilkërkuesit që kurrë nuk kanë hyrë në Itali. Një zgjedhje ‘e pakuptimtë’, thotë nënkryetari i Arci, Filippo Miraglia, ‘duke qenë se bëhet fjalë për individë tashmë të ndaluar dhe duke ditur që kthimet zakonisht bëhen brenda njëzet ditëve të para të ndalimit’.

Ky numër është nxjerrë nga vizitat monitoruese të bëra nga TAI dhe nga një grup deputetësh dhe eurodeputetësh të opozitës që ndjekin këtë çështje. Sepse Ministria e Brendshme nuk jep të dhëna të plota, as edhe ndaj kërkesave të përfaqësuesve institucionalë. Gjatë një inspektimi të fundit, deputetja e PD-së, Rachele Scarpa, zbuloi se më 16 korrik kishte pasur një transferim të 13 emigrantëve për të cilin nuk ishte dhënë asnjë njoftim.

‘Një fakt i rëndë që konfirmon se mungesa e transparencës ndaj qytetarëve italianë ecën paralelisht me shkeljet e të drejtave themelore dhe me reduktimin e garancive për qytetarët e huaj’, thotë Scarpa. Në këtë drejtim lëviz edhe qarkorja e lëshuar në prill nga Ministria e Brendshme për të penguar hyrjen e bashkëpunëtorëve rastësorë të deputetëve. ‘Një qarkore kundër TAI-t, e kanë bërë për të na penguar të hyjmë në Gjadër’, thanë gjatë konferencës për shtyp.

Raporti i rrjetit kryesor të organizatave që merren me emigracion rendit të gjitha abuzimet që ndodhin përtej Adriatikut, nën juridiksion italian: transferimet bëhen pa asnjë vendim nga autoriteti gjyqësor, pa motivim dhe me përdorimin e mjeteve shtrënguese; qasja në kujdesin shëndetësor është e kufizuar dhe diskriminuese; mungon një rishqyrtim i përshtatshmërisë për ndalim në momentin e hyrjes në Gjadër, i cili, për shkak të vendndodhjes së tij, paraqet problematika të ndryshme nga CPR-të e tjera; e drejta për mbrojtje është thellësisht e kufizuar, në mos e komprometuar.

Duke cituar vendime të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kasacionit, TAI nënvizon shumë problematika ligjore në raport me parimet kushtetuese, ndërkombëtare dhe evropiane për qendrat që dëshiron qeveria Meloni dhe kërkon që të ‘ndalen transferimet dhe të anulohet marrëveshja’.

‘Pse qeveria këmbëngul kaq shumë pavarësisht numrave kaq të vegjël?’, pyet Riccardo Magi. Përgjigjja e sekretarit dhe deputetit të +Europa është se ‘qëllimi i protokollit me Tiranën është të dëshmojë se me ato persona mund të bësh çfarë të duash. Pika më e rëndësishme është kërcënimi ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ligjshmërisë. Të kemi kujdes: ato qendra janë ndërtuar për të qëndruar’.

Ndërkohë dje Organizata Ndërkombëtare për Migracionin përditësoi të dhënat mbi të vdekurit dhe të zhdukurit në itinerarin qendror të Mesdheut: këtë vit janë gjithsej 659. Ndërkohë, e ashtuquajtura ‘roja bregdetare libiane’ ka kapur në det dhe ka kthyer në qendrat e burgimit 13.243 persona. Prej tyre 11.508 janë burra, 1.180 gra dhe 410 të mitur (për 145 migrantë nuk ka të dhëna gjinore). Deri dje, numri i zbarkimeve në Itali ishte 36.545, kundrejt 32.723 në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

itali shqiperi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...