24 February 2025, 12:26
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me takimet e zhvilluara me emigrantët në Itali dhe Greqi. Berisha tha se ka gjetur atje të njëjtin entuziazëm si në vitin 1991. Ai shtoi se udhëtimet në Itali dhe Greqi ishin udhëtime drejt fitores. Sipas Berishës nuk mund të imagjinohet shpërthimi i ndjenjave, i optimizmit, i vendosmërisë, i entuziazmit që në këto zgjedhje të shpëtohet Shqipëria.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Jam sot para jush për të paraqitur udhëtimin tim në Itali dhe Greqi si udhëtimin, do të thosha unë, më mahnitës, më emocionues, më energjizues të të gjithë vizitave të mia. Udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt sakrificës njerëzore të pafundme, mallëngjimit njerëzor, vuajtjes njerëzore, mallit të pashuar, por edhe dhimbjeve të shumëllojta.
Por, udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt suksesit mahnitës të shqiptarëve. Atje takon qytetarë shqiptarë që janë në përpjekjet e para për ndërtimin e ëndrrës së tyre. Por takon edhe të atillë që kanë ndërtuar një ëndërr madhështore dhe janë bërë emër i madh në qytetin, në qarkun, pse jo në gjithë Italinë dhe Greqinë. Por tani, meqenëse jemi në fushatë, ajo që mund t’u them unë ju se në këtë udhëtim unë gjeta atë mbështetje, atë shpërthim energjie dhe optimizmi, atë entuziazëm, i cili është identik me entuziazmin elektoral të vitit 1991.
Nuk mund të imagjinohet shpërthimi i ndjenjave, i optimizmit, i vendosmërisë, i entuziazmit që në këto zgjedhje të shpëtohet Shqipëria. Motoja se me 11 maj shpëton Shqipëria atje ishte e ngulurit thellë në të gjithë qenien e emigrantëve dhe diasporës shqiptare. Ndaj dhe nuk mund të mos e cilësoj këtë udhëtim në botën e fitores. Ky udhëtim treditor ishte udhëtim në fitore.
Një fitore e thellë, një fitore e cila kishte shpëtimin e Shqipërisë si gëzimin më të madh të shqiptarëve. Si misionin më të rëndësishëm të tyre.
sali berisha
Politike
24 February 2025, 12:16
r.ll
bushka ne spak
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ës...
Politike
24 February 2025, 12:01
M.B
Erion Veliaj dhe Ols Dado
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ka...
Politike
24 February 2025, 12:00
r.ll
klotilda bushka
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ësht&e...
Politike
24 February 2025, 11:32
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë t&eu...
Politike
24 February 2025, 11:21
r.ll
selia e ps
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim në selinë e PS me drejtuesit politikë të PS në qarqe. Sipas r...
Politike
24 February 2025, 11:04
r.ll
shehi, alibeaj
TIRANË- Partia "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" me kryetar Dashamir Shehin dhe "Djathtas 1912" me kryetar Enkelejd A...
Politike
24 February 2025, 10:41
N.F
Tom Doshi
TIRANË- Kreu i PSD, Tom Doshi pasi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK ka dalë dhe ka folur para gazetar&eu...
Politike
24 February 2025, 10:10
M.B
Erion Veliaj dhe Olsi Dado
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka analizuar sulmin e kryebashki...
Politike
24 February 2025, 08:59
N.F
Tom Doshi
TIRANË- Kreu i PSD-së, Tom Doshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Dosh...
Politike
24 February 2025, 08:58
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të Partisë Socialiste.Mëso...