10 February 2025, 15:16
Nga M.B
Çifti Veliaj
TIRANA- Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është firmosur masë sigurie "arrest me burg" ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa është vendosur masa e "arrestit në shtëpi".
Mësohet se Xoxa prej dy ditesh ndodhet jashtë vendit, konkretisht në Romë të Italisë. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë shoqëruar Veliaj për në komisariat.
Çfarë ka ndodhur më parë?
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
ajola xoxa
Politike
10 February 2025, 15:14
B.Z
Bardh Spahia
TIRANË - Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në Prokurorinë e Posaç...
Politike
10 February 2025, 15:03
r.ll
velia, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tira...
Politike
10 February 2025, 14:58
r.ll
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ...
Politike
10 February 2025, 14:47
r.ll
shoqerimi i veliajt
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimit është dërguar tek "Blloku i Sigurisë" tek r...
Politike
10 February 2025, 14:40
I.A
TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin se ku ndodhej Veliaj në të vertëtë, ndërkohë që mediat e p...
Politike
10 February 2025, 14:18
I.A
Erion veliaj
TIRANË- Teksa kryebashkiaku Erion Veliaj është vënë në pranga ditën e sotme, televizionet n&eu...
Politike
10 February 2025, 14:30
r.ll
rama, veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e planifikuar për ditën e sotme në Shkodër. Kreu i qeverisë &eu...
Politike
10 February 2025, 14:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Ajola Xoxën, bashk&e...
Politike
10 February 2025, 14:08
I.A
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posa&cce...
Politike
10 February 2025, 14:02
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës....