Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
GJKKO nuk tërhiqet nga ndalimi i telefonave: Telefoni nuk është studio e lëvizshme, mund të përdorni laptop-ët
Në një përgjigje drejtuar Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, GJKKO argumenton se masat e sigurisë janë të ligjshme, të nevojshme dhe proporcionale, duke i lidhur me natyrën e çështjeve që trajton gjykata, përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.
17 September 2026, 11:38Nga I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk tërhiqet nga rregullat e reja për kufizimin e përdorimit të telefonave celularë në ambientet e saj. Në një përgjigje drejtuar Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, GJKKO argumenton se masat e sigurisë janë të ligjshme, të nevojshme dhe proporcionale, duke i lidhur me natyrën e çështjeve që trajton gjykata, përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.
GJKKO kundërshton pretendimin e avokatëve se telefoni celular duhet të konsiderohet si një “studio e lëvizshme” e mbrojtësit. Gjykata bën dallim me laptopin, përdorimi i të cilit mund të lejohet gjatë seancave për mbajtjen e shënimeve dhe konsultimin e dokumenteve.
Letra
Rregullorja e re e GJKKO-së, e cila vendos kufizime të reja për praninë dhe aktivitetin e mediave në ambientet e gjykatës ka hyrë në fuqi më datën 1 shtator. Rregullorja e re e hartuar nga kreu i GJKKO-së Erjon Bani, kufizon mënyrën se si gazetarët mund të ndjekin proceset gjyqësore dhe të raportojnë nga ambientet e institucionit.
Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve për regjistrim audio nga gazetarët. Kufizime të reja ka edhe për praninë e kamerave. Në rastet kur në sallat e gjyqit nuk ka vende të mjaftueshme për të gjithë gazetarët, hyrja e tyre do të bëhet me rotacion./Dosja.al