21 May 2024, 12:16
Nga N.F
Gjokutaj
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë dërguar sërish në GJKKO për të hequr masën e arrestit shtëpiak. Ashtu siç edhe në kërkesat e tjera GJKKO e ka rrëzuar edhe kësaj herë kërkesën e tyre.
Në lidhje me refuzimin e kërkesës nga GJKKO avokati Genc Gjokutaj ka mbajtur një deklaratë për mediat pas mbarimit të seancës gjyqësore. Gjokutaj gjatë fjalës së tij u shpreh se ky refuzim i radhës është një skandal. Ai shtoi duke thënë se Gjykata vendosi të vazhdojë masën e ‘arrestit shtëpiak’, ndërkohë që hetimet merren me problemet e mbrojtjes kundër zjarrit, me kontribute patriotike. Sipas tij sot në seancë ka dëgjuar një kopje të vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.
Ai shtoi se në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjykatëses që kishte për shqyrtim për përjashtimin e saj dhe është interesante fakti që zonja Gjoka në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit që ajo është dënuar nga gjykata administrative me ndalimin në zonën Shengen’.
Fjala e Gjokutajt:
Ne parashtruam të gjitha kundërshtinë tonë me të ashtuquajtura rezultate që SPAK parashtron për zotin Berisha, në asnjë veprim që ata pretendojnë ndonëse ato janë veprime të ndodhura më herët, të raportuara dy herë, por në kontestimin tonë zoti Berisha nuk është subjekt i hetimeve, nuk ka asnjë veprim hetimor që të hedhë dritë mbi një akt, mbi një firmë, mbi një prononcim të zotit Berisha, mbi një veprim apo mosveprim të tij në lidhje me këtë çështje.
Ky është një skandal. Gjykata vendosi të vazhdojë masën e ‘arrestit shtëpiak’, ndërkohë që hetimet merren me problemet e mbrojtjes kundër zjarrit, me kontribute patriotike. Sot kemi dëgjuar pataksira në seancë po sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.
Në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjykatëses që kishte për shqyrtim për përjashtimin e saj dhe është interesante fakti që zonja Gjoka në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit që ajo është dënuar nga gjykata administrative me ndalimin në zonën Shengen por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në ato shkaqe që sjellin përjashtimin tim dhe gjykata pastaj në një arsyetim jashtë objektit të kërkimit tonë, thotë që kjo gjykatë nuk është kopetente për të gjykuar mbarimin apo jo të mandatit të zonjës Gjoka. Këto janë teknalitete.
Nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes qoftë për përjashtim qoftë edhe për themelin për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto dhe do ja qepim edhe në kostumin veror. Ne kemi bërë kërkimet dhe çështja e Irena Gjokës ka shkuar në prokurori dhe akoma nuk kemi përgjigje nga ata.
gjkko berisha gjokutaj
Politike
21 May 2024, 12:09
I.A
Asllan Dogjani
TIRANË- Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Ti...
Politike
21 May 2024, 12:01
N.F
Teliti
TIRANË- Kreu i këshilltarëve opozitarë, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozit&eum...
Politike
21 May 2024, 11:49
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë dërguar s&eum...
Politike
21 May 2024, 11:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë dit&eu...
Politike
21 May 2024, 11:11
N.F
Erinda Ballanca
TIRANË- Ditën e sotmë është mbajtur seanca e radhës e Komisionit për Çështjet Ligjore, ...
Politike
21 May 2024, 10:58
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me taksimin e profesioneve t&e...
Politike
21 May 2024, 10:17
I.A
Mbledhja
Mbledhja e komisionit hetimor të Shëndetësisë është mbyllur ditën e sotme pas disa minutash mbl...
Politike
21 May 2024, 09:56
N.F
Vokshi
TIRANË- Ditën e sotme ka nisur seanca e radhës e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Ko...
Politike
21 May 2024, 09:47
N.F
TIRANË- Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ditën e sotme për mes një postimi në l...
Politike
21 May 2024, 07:20
N.F
Rama dhe Meloni
TIRANË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbrojtur sërish homologun e saj shqiptar Edi Rama në lidhje me ç&eu...