LIVE UPDATES
Politike

"Gjobat e vendosura do të falen të gjitha më 12 maj!" Berisha në Lezhë: Biznesit do t'i përgjysmojmë barrën fiskale

Ai shtoi se 10 përqind është taksa e mijëvjeçarëve, është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e drejtë në botë dhe do të jetë taksa jonë.

8 April 2025, 20:03 Nga M.B
"Gjobat e vendosura do të falen të gjitha më 12 maj!"
Sali Berisha

LEZHA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha premtoi nga Lezha se gjobat e vendosura do të falen të gjitha më 12 maj. Berisha tha se biznesit do t'i përgjysmojnë barrën fiskale. Ai shtoi se 10 përqind është taksa e mijëvjeçarëve, është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e drejtë në botë dhe do të jetë taksa jonë. Gjithashtu Berisha premtoi se TVSH do ta ulin në 15 përqind. 

"Asgjë nuk po bëjmë, veç po i ndajmë si duhet me drejtësi, paratë tuaja, paratë që ju përkasin ju, qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë. Por Shqipëria do të jetë madhështore, vetëm kur ajo të punësojë, të rrisë mirëqënien e qytetarëve të saj. Dhe një Shqipëri që punëson, është vetëm një Shqipëri që prodhon. Ndaj dhe ne ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare. Nuk ka vend, nuk ka tokë, nuk ka male, nuk ka nëntokë më të pasur se shqiptarja, se toka, nëntoka, malet dhe fushat e këtij vendi", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqipëria Madhështore do mund të realizohet vetëm duke pastruar shtëpinë tonë. Rëndom pyesin, po ku do i gjeni këto para, ku janë këto para. Ju garantoj se këto para janë që të gjitha, që të gjitha nga taksat tuaja dhe ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër, veç se do të ua kthejmë ju paratë e taksave që ju paguani. Ne do i kthejmë ato në pensione që do i rrisim me 20 përqind. Ne do i kthejmë ato në rroga do ti rrisin, thashë rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Gjatë një mandati në Shqipëri nuk do të ketë mësues që të mos marrë 1500 euro. Mësuesit shqiptarë do të paguhen më mirë se të gjithë mësuesit e rajonit. Nuk do të ndodhë më kurrë që kryeministri të firmosë për djegësa fantazëm. Djegësa që djegin 130 mln euro para tuaja dhe atje nuk ekziston një tullë në themel. Paratë përfundojnë në kontot bankare ofshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndërsa Lubia, Lubia që nuk ka pasur ndonjëherë të tillë në trojet shqiptare si ajo e papërmbajtur në lakmia për para dhe luks, 5 vite që duhet të mbikëqyrte punimet çdo muaj të djegësit, nuk i mbikëqyri asnjë ditë, asnjë muaj sepse i dinte që paratë po i vidhte Edi Rama. Dhe e dinte që në momentin e parë që ti mbikëqyrte do të detyrohej të mos disbursonte asnjë qindarkë. Paratë do të ua marrim këtyre ne, ku i kanë fshehur ku i kanë ngurtësuar. Ju them unë ju, kryeministri i vendit nuk do të udhëtojë me avion taksi. 21 mln euro në dy vite. Se kryeministri i vendit do të zbatojë ligje dhe nuk do të përzërë investitorë të huaj, sepse televizionet janë kritike ndaj tij, dhe pastaj ju paguani 110 mln euro investitorit italian sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj e përzunë nga vendi sikur të ishin, mund të ju vej çdo epitet, por problemi është se ata lanë mbi barrën tuaj 110 mln euro që duhen paguar. Kjo nuk ndodh më.

Nuk ndodh më që bashkëshortja e një ministri, bashkiaku apo kryeministri të ketë garderobë të njëjtë me Lalja Assadin. 1 mln euro e famshme. Jo mo jo, janë paratë tuaja, janë djersa juaj. Nuk do të ndodhë më që kryeministri të ulet në tryezë në kryeministri dhe të hapë shishen 36 mijë euro. Jo miq, sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të lirë. Nuk ndodh më që diferenca mes rrogës minimale dhe maksimale të jetë 10-12 fish. Jo miq. Nuk lejohet, nuk është njerëzore sepse edhe ai rrogëlarti dhe ky rrogëulti kanë fëmijë për të ushqyer. Prandaj dhe kjo diferencë do të ngushtohet, do të zbresi aty ku është në vendet e zhvilluara, aty ku ka drejtësi sociale, 1 me 4 apo 1 me 5, dhe askurrë më shumë. Ndaj dhe ne do të ulim rrogat e ulëta dhe të mesme, e nuk do të rrisim rrogat e larta, gjersa diferenca të ngushtohet në 4-5 herë.

Miqtë e mi! Asgjë nuk po bëjmë, veç po i ndajmë si duhet me drejtësi, paratë tuaja, paratë që ju përkasin ju, qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë. Por Shqipëria do të jetë madhështore, vetëm kur ajo të punësojë, të rrisë mirëqënien e qytetarëve të saj. Dhe një Shqipëri që punëson, është vetëm një Shqipëri që prodhon. Ndaj dhe ne ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare. Nuk ka vend, nuk ka tokë, nuk ka male, nuk ka nëntokë më të pasur se shqiptarja, se toka, nëntoka, malet dhe fushat e këtij vendi. Ndaj dhe do të nxisim prodhimin, do përgjysmojmë taksat. Biznesmenëve do tu përgjysmojmë barrën fiskale. 10 përqind është taksa e mijëvjeçarëve, është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e drejtë në botë. 10 përqind do të jetë taksa jonë. TVSH do ta ulim në 15 përqind. Biznesit të vogël i premtoj këtu se nuk do munden kurrë, Pirinët ti tatojnë, vëlla siamez me Erion Veliajn është, binjak siamez është, i njohur. Nuk do munden kurrë ti tatojnë bizneset e vogla me shumë se 1% të xhiros. Jo dhe jo. Nuk do munden kurrë të vendosin taksa të tjera, veç atyre strikt lokale. Gjobat të gjitha falen me 12 maj. Gjobat e këtyre që mund të ju vej çdo epitet, por nuk dua të prish gojnë, nuk njihen por do të anulohen me 12 maj.

sali berisha

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...