7 July 2025, 10:32
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi drejtësinë dhe pushtetin, duke iu referuar gjyqtares Irena Gjoka si simbol i degradimit të sistemit. Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e SPAK, ku u paraqit për masën e sigurisë, Berisha theksoi se Gjoka vazhdon të ushtrojë funksionin e saj si gjykatëse pasi, përfaqëson fytyrën e vërtetë të drejtësisë së komanduar nga Altin Dumanit, Ulsi Manjës dhe Edi Ramës.
"Ka amnistuar dhe amniston krimin monstruoz antikushtetues zgjedhor. Ju e shihni, farsa elektorale e 11 Majit ishte krim universal. Që të gjitha dosjet, të gjitha shkeljet e mëdha ligjore, amnistohen nga njeriu që njoftoi Troplinët të largohen pas urdhrit që erdhi nga Prokuroria Italiane, sepse është një shërbëtor i tyre. Edhe dy fjalë për gjykatësen llum njerëzor dhe llum i drejtësisë, turp njerëzor dhe turp i drejtësisë, gjykatësen me 5 mbiemra, Gjoka-Maneku-Stërmaneku. 18 muaj më parë është denoncuar si një mashtruese ordinere.
Si një njeri që ishte shkarkuar me firmë të Sali Berishës dhe u thoshte avoketërve ma provoni se jam shkarkuar. Dhe kur avoketërit i nxorën vendimin, thoshte nuk jam Gjoka, por jam Maneku. Ky llum njerëzor dhe llum gjyqësor vazhdon punën si gjykatëse duke qenë në krye të piramidës së turpit të punonjësve të sistemit gjyqësor. Thuhet se para një javë, në qoftë se është e vërtetë, qenka hapur çështje gjyqësore për të. Tani, më thoni ju mua, një njeri që ka kryer krime të shumta, dhe pas kryerjes së këtyre krimeve, e dënuar në Greqi për vepra penale dhe civile, u deklaroi para dy muajve gazetarëve në Shqipëri që nuk kam qenë kurrë e dënuar.
Ky njeri kishte firmosur prokura për avoketerët për ta mbrojtur për çështjet për të cilat ishte dënuar në Greqi. Ky person, i cili ka mashtruar publikisht në formularët që plotëson se nuk kam qenë e dënuar, vazhdon turpërisht të ulet në sallën e gjyqit sepse është fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, fytyra e vërtetë e Ulsi Manjës dhe Edi Ramës.
Këto janë pra ato që unë parashtrova në vizitën time të shkurtër," tha Berisha.
sali berisha irena gjoka
Politike
7 July 2025, 10:31
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive në 9 korrik për të diksutuar rreth problematik...
Politike
7 July 2025, 10:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur në lidhje me krimin mjedisor që po ndodh n&eum...
Politike
7 July 2025, 10:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën ndaj...
Politike
7 July 2025, 10:09
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme ...
Politike
7 July 2025, 10:08
M.B
Edi Rama
VLORA- Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen historike "Muradie". Rama ka k&eum...
Politike
7 July 2025, 09:15
M.B
Rama në Vlorë
VLORA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish sot për takime në Bashkinë e Vlorës teksa ë...
Politike
7 July 2025, 09:10
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë sot Vlorën, ndërsa në qytetin bregdetar janë gati që dje "...
Politike
7 July 2025, 08:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pritet të vendosë sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve...
Politike
7 July 2025, 08:23
M.B
Pjesë nga videoja
GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë ...
Politike
7 July 2025, 07:59
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 43-të në përpjekje për t’...