LIVE UPDATES
Politike

Gykata Kushtetuese nuk shqyrton kërkesën për masat e sigurisë ndaj Berishës, VOA: Vendimi një ditë para votimit në Kuvend

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen një ditë para se Kuvendi të votojë nesër kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masave ndaj zotit Berisha në arrest shtëpie ose arrest me burg, nga masa e mëparshme detyrim paraqitje, të cilën ai nuk e zbatoi, duke e quajtur si antikushtetuese.

20 December 2023, 19:08 Nga I.A
Gykata Kushtetuese nuk shqyrton kërkesën për masat e
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot se grupi i deputetëve që kërkoi interpretim mbi masat e sigurisë së SPAK-ut dhe GJKKO-së ndaj deputetit Sali Berisha, nuk legjitimohet për t’iu drejtuar gjykatës dhe se kërkesa e tyre nuk plotëson kriteret ligjore për t’u pranuar për shqyrtim në seancë plenare.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen një ditë para se Kuvendi të votojë nesër kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masave ndaj zotit Berisha në arrest shtëpie ose arrest me burg, nga masa e mëparshme detyrim paraqitje, të cilën ai nuk e zbatoi, duke e quajtur si antikushtetuese.

Pasi e shqyrtoi dje Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, sot Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësoi se kërkesa e një grupi deputetësh mbi masat e sigurisë ndaj zotit Berisha nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare, ndaj “vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndërsa se pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”.

Një grup deputetësh i kërkuan Gjykatës Kushtetuese pesë ditë më parë të interpretojë nenin 73/2 të Kushtetutës, ku thuhet se deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria pa autorizimin e Kuvendit.

Ata kërkuan zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit, SPAK-ut dhe GJKKO lidhur me heqjen apo kufizimin e lirisë së deputetit pa autorizim të Kuvendit, si dhe shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën si dhe pezullimin e masave të sigurisë që SPAK dhe GJKKO vendosën më 20 tetor ndaj deputetit Sali Berisha, kur ai u shpall person nën hetim për çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Gjykata Kushtetuese theksoi sot në vendim se grupi deputetëve nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, sepse grupi dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme, që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin.

“Referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, grupi i deputetëve kërkues nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në të theksohet se grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues, për të cilin bën fjalë neni 73/2 e Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.

Ndërkohë më herët, gjatë një veprimtarie mbi punën e GJKKO dhe SPAK-ut, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se ai nuk ndikohej aspak dhe ishte imun ndaj presionit mediaitik dhe retorikave politike. Sipas tij, masa e sigurisë për zotin Berisha mbetej në vlerësimin e prokurorëve të çështjes.

“Presioni mediatik dhe retorika politike nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek unë. Jam fare imun ndaj tyre dhe këtë përpiqem ta përcjell edhe tek trupa e prokurorëve, se janë ata që e bëjnë punën me çështjet nën hetim. Megjithatë jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme sigurisht, që ne i ndjekim me qëllim përmirësimin e punës tonë. Por në raport me hetimet ato nuk na ndikojnë”, tha zoti Dumani.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi një ditë para se Kuvendi të votojë në seancën plenare raportin e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, i cili miratoi të hënën kërkesën e SPAK-ut për forcimin e masave me arrest shtëpie ose arrest në burg ndaj zotit Berisha, pasi ai për disa javë nuk zbatoi masën e parë për detyrim paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore.

Në seancën e nesërme të Kuvendit janë njoftuar sërish protesta nga deputetë e mbështetës të zotit Berisha. Zoti Berisha ka deklaruar se vendimi i tetorit i GJKKO-së dhe SPAK-u për masa arresti ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit është antikushtetues dhe një sulm politik ndaj tij dhe opozitës.

Ai tha dje se do të këshillohej me avokatë e juristë, po theksoi po ashtu se edhe vendimi i të hënës në Këshillin e Imunitetit dhe mandateve për të kërkuar forcimin e masave të sigurisë përmes Kuvendit është një vazhdim e veprimeve antikushtetuese.

“Vendimi i parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Unë nuk mund të pranoj si të ligjshëm një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm”, tha zoti Berisha dje i pyetur për këtë temë.

Ish kryeministri Sali Berisha është një person nën hetim nga SPAK-u në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, pëmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej klubi sportiv, dhe ku më pas u ndërtuan një kompleks pallatesh.

Marrë nga VOA

sali berisha

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...