18 March 2025, 12:49
Nga M.B
Foto nga takimi
FRANCA- Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë. Hasani u prit nga homologu francez Jean-Noël Barrot, teksa u vlerësua edhe progresi i Shqipërisë drejt BE-së dhe kontributi në stabilitetin rajonal. Palët diskutuan edhe rreth Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë.
“Mirënjohje të thellë Francës thellë për mbështetjen e pakursyer ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë. Zhvillimi i samitit në Tiranë, dëshmi se Shqipëria është e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe rrugëtimit evropian”, u shpreh ministri.
Në fokus të takimit kanë qenë edhe një serë temash me rëndësi lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, avancimin e projekteve të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, zhvillimet rajonale, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Komuniteti Politik Evropian. Të dyja palët kanë vlerësuar dialogun e fortë politik që ekziston aktualisht me Shqipërisë dhe Francës, i reflektuar ky edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë të kohëve të fundit.
Takimi u përqendrua gjithashtu edhe në disa çështje strategjike, përfshirë Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e këtij Samiti si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të nxitur angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe paqen.
“Fakti që zhvillohet në vendin tonë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj stabilitetit rajonal dhe ambicies sonë të pandalshme për të thelluar integrimin me BE-në. Për Shqipërinë, ky samit nënkupton shumë. Do të thotë thellim i bashkëpunimit për sfidat gjeopolitike, si dhe rritje e fokusit në adresimin e temave si siguria energjitike, menaxhimi i migrimit, veprimet për mbrojtjen e klimës, dhe zhvillimi ekonomik”, tha Hasani për njoftimin.
igli hasani
Politike
18 March 2025, 12:39
M.B
Edi Rama dhe qytetari
KUÇOVA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë një takimi me qytetarët në Kuçov&...
Politike
18 March 2025, 12:19
B.Z
Edi Rama Lulzim Basha
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat ironike kundrejt Bashës. Në një video të publikuar më...
Politike
18 March 2025, 12:15
B.Z
Edi Rama
ITALI - Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë kuadër të zg...
Politike
18 March 2025, 12:07
B.Z
Myslim Murrizi
TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, është paraqitur në SPAK mesditën e kësa...
Politike
18 March 2025, 11:44
M.B
Edi Rama
KUÇOVA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një takimi në Kuçovë ku ka folur për agrotur...
Politike
18 March 2025, 10:59
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Diku nga korriku i vitit 2001, zgjedhjet ishin mbajtur, por nuk kishin përfunduar. Një foto që me gjasa do t&e...
Politike
18 March 2025, 10:41
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se me me hir ...
Politike
18 March 2025, 10:39
B.Z
Lulzim Basha
TIRANË - Lulzim Basha ka vijuar replikat ironike me kryeministrin Edi Rama. Këtë herë Basha i është përgjig...
Politike
18 March 2025, 10:09
M.B
Moment nga firmosja
TIRANA- Ministri Mbrojtës së Shqipërisë, Pirro Vengu ka pritur sot homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonici dhe ...
Politike
18 March 2025, 10:02
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me renditjen me numrin 1 në flet&eum...