LIVE UPDATES
Politike

Historia/ Përplasjet e “Profesorit” Servet Pëllumbi me Nanon dhe Ramën në PS

Pas viteve ’90, ai u përfshi në mënyrë aktive në jetën politike si një nga drejtuesit kryesorë të selisë rozë.

5 May 2026, 23:00 Nga E.d
Historia/ Përplasjet e “Profesorit” Servet Pëllumbi me
Foto ilustruse

Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta këtë të martë në moshën 89-vjeçare konsiderohet si një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit të Partisë Socialiste.

Pas viteve ’90, ai u përfshi në mënyrë aktive në jetën politike si një nga drejtuesit kryesorë të selisë rozë. Kulmi i karrierës së tij politike ishte periudha 2002–2005, kur shërbeu si Kryetar i Kuvendit.

Përplasjet e forta me Fatos Nanon

Emri i tij lidhet ngushtë me përplasjet e brendshme të Partisë Socialiste në vitet ’90 kur dhe fillimin e viteve 2000, veçanërisht me raportin e tij të ndërlikuar me Fatos Nanon. Kur kreu i socialistëve ishte në burgun e Bënçës, e akuzoi Pëllumbin si “marksist”.

Në librin e tij me kujtime, “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, Servet Pëllumbi ka rrëfyer detaje të rëndësishme për marrëdhënien e tensionuar mes tyre. Pëllumbi e ka konsideruar Fatos Nanon si “naiv” në prag të arrestimit të tij në vitin 1993. Sipas ditarit të Pëllumbit, Nano besonte gabimisht se duke sulmuar publikisht ambasadorët e huaj (veçanërisht atë amerikan), do të mund të krijonte një mburojë politike që do ta shpëtonte nga burgosja që po i përgatiste pushteti i asaj kohe.

Gjatë kohës së burgimit, Nano dërgonte mesazhe dhe udhëzime të shpeshta, të cilat Pëllumbi i ka përshkruar si përpjekje për të mbajtur kontrollin absolut, shpesh duke injoruar realitetin e vështirë që po kalonin socialistët në terren.

Pëllumbi ka treguar gjithashtu se Nano u lirua përkohësisht nga burgu në mars të vitit 1995 për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij. Sipas “Profesorit”, Nano e shfrytëzoi atë moment pikëllimi për të zhvilluar një mbledhje të improvizuar kryesie, ku nxori njerëzit jashtë për të dhënë udhëzime politike.

Pëllumbi ka zbuluar se marrëdhënia e tyre u kris rëndë menjëherë pas daljes së Nanos nga burgu në vitin 1996. Nano i quajti drejtuesit e asaj kohe (përfshirë Pëllumbin) si “guralecë” që duheshin hequr nga rruga e partisë. Pëllumbi u ndje i fyer, pasi gjatë kohës që Nano ishte në burg, ai kishte mbajtur peshën kryesore të drejtimit të PS-së dhe kishte udhëhequr protestat për lirimin e tij.

Megjithatë, në periudhat e mëvonshme, Pëllumbi është shfaqur edhe si një zë më i moderuar, duke e vlerësuar Nanon si një nga figurat kryesore të tranzicionit shqiptar dhe duke theksuar rolin e tij në historinë politike të vendit.

Pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos (tetor 2025), Servet Pëllumbi e vlerësoi atë si një figurë qendrore të tranzicionit, duke i lënë mënjanë përplasjet e vjetra në mesazhin e tij të fundit të ngushëllimit.

Kritika për Ramën në opozitë dhe lëvdata pas ardhjes në pushtet

Nuk kanë qenë të pakta edhe kritikat që “Profesori” kishte bërë për Edi Ramën sidomos gjatë kohës që PS ishte në opozitë. Ato u theksuan pas humbjes së zgjedhjeve të 2009-ës dhe kur Rama nuk u largua nga drejtimi i PS-së.

Duke kërkuar në kronikat e kohës, Pëllumbi e ka akuzuar Ramën se me aksionet e dështuara që po ndërmerrte pas humbjes në zgjedhje po e tkurr elektoratin e majtë të cilët nuk ndihen më të përfaqësuar në programin e partisë së tyre.

“Ai që është i majtë duket sikur ka turp të thotë që jam i majtë. Pse? Sepse nuk iu referohet atyre shtresave, kategorive, njerëzve që janë të majtë dhe kërkojnë një program të majtë, nga vetë gjendja e tyre social ekonomike.

Se po të jetë se partinë e kë partinë në përgjithësi apo rreth një grupi njerëzish dhe pa referencë në hapësirat sociale, atëherë ajo nuk është parti në kuptimin e vërtetë të fjalës. Po të jetë se ti iu drejtohesh zgjedhësve, votuesve, në përgjithësi votuesve dhe jo shtresave që kanë nevojë për programin tënd, atëherë vetvetiu mos kërko të të votojnë dhe mos kërko që pse nuk mbështesin.

Që të mbështesin duhet ti mbështetësh, që të mbështesin duhet t’u japësh ato ide që kërkojnë ata” – deklaronte Pëllumbi në 2010-ën.

Pas ardhjes së PS-së në pushtet kritikat ishin të pakta, por mbahet mend një batutë e 2016-ës, pas publikimit të kujtimeve të tij, për të cilat Rama kishte thënë se “do të kishte bërë mirë që të mos i shkruante”.

“Zoti Rama do të bënte mirë të mos fliste për njerëz dhe ngjarje në Partinë Socialiste për kohën që vetë ishte në PD” – e kishte thumbuar Pëllumbi./Lapsi.al

servet pëllumbi fatos nano edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin