25 January 2024, 14:42
Nga M.B
Elda Hoti
TIRANA- Deputetja e opozitës, Elda Hoti ka dalë sot në një deklaratë për mediatku tha se pas paktit për emigrantët me Italinë, qeveria pritet të firmosë një marrëveshje të ngjashme dhe me Gjermaninë. Hoti tha se këtë pakt Rama do ta bëjë sërish pa transparencë, pa asnjë konsultim me grupet interesit dhe Bashkimin Europian, dhe në shkelje të ligjit. Deputetja shtoi se opozita është kundër këtyre marrëveshjeve të fshehta, në mungesë totale transparence dhe konsultimesh me banorët apo autoritetet lokale, të cilat, sipas saj, Rama i ka më shumë për të luajtur rolin e liderit global se sa interes shtetëror apo publik. Ajo tha se i kujton Ramës se Shqipëria duhet, së pari të mbahet e jetueshme për shqiptarët.
Deklarata për media nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti
Jam sot këtu si deputete e qarkut të Lezhës, për të kërkuar ngha Gjykata kushtetuese kthjelltësi dhe seriozitet ne vendimin për paktin Rama-Meloni për emigrantët. Kujtojmë se marrëveshja e firmosur në fshehtësi është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike. Gjithashtu kjo marrëvshje është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendase për të drejtat e njeriut. Gjykata Kushtetuese të hënën do të shpallë vendimin, dhe unë si qytetare, si deputete, si shqiptare dua ti’ kujtoj kësaj trupe gjyqtarësh se rrëzimi i marrëveshjes që Rama firmosi pas shpinës së kombit, është një shërbim i dyfishtë për kombin, dhe mosrrëzimi krijon rrezikun e një precedenti. Ashtu siç ndodhi në Romë, në fshehtësi nga parlamenti dhe publiku shqiptar, ai pritet të firmosë një marrëveshje tjetër për emigrantët, kësaj rradhe me Gjermaninë. Këtë pakt Rama do ta bëjë sërish pa transparencë, pa asnjë konsultim me grupet interesit dhe Bashkimin Europian, dhe në shkelje të ligjit.
Në emër të Partisë Demokratike i siguroj qeveritë e Italisë dhe Gjermanisë se te forca jonë kanë patur dhe do të kenë partnerë realë, por si atdhetarë duhet të zgjedhim të parën Shqipërinë. Qytetarët e Lezhës kanë protestuar të indinjuar duke e cilësuar të papranueshme shndërrimin e ‘Lezhës së Besëlidhjes – në një Lampedusa të dytë. Partia Demokratike është kundër këtyre marrëveshjeve të fshehta, në mungesë totale transparence dhe konsultimesh me banorët apo autoritetet lokale, të cilat Rama i ka më shumë për të luajtur rolin e liderit global se sa interes shtetëror apo publik. I kujtojmë Edi Ramës se Shqipëria duhet, së pari të mbahet e jetueshme për shqiptarët. 1 milion bashkëatdhetarë kanë ikur në dekadën që ai ka keqqeverisur Shqipërinë. Ky numër nuk mund të fshihet duke bërtë akrobacira humaniste dhe globaliste. Ky numër është rrezik për zhbërjen e Shqipërisë dhe nuk zgjidhet duke krijuar një rrezik të ri.
elda hoti pd
Politike
25 January 2024, 14:30
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- 47 deputetë të opozitës në Kuvend, kanë nisur një kërkesë Kryetares së Kuv...
Politike
25 January 2024, 14:24
r.ll
floriana garo
TIRANË- Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat ka reaguar ...
Politike
25 January 2024, 14:08
r.ll
pamje nga panairi
MADRID- Është bërë virale një video e kryeministrit Edi Rama nga pjesëmarrja e tij në panairin e turiz...
Politike
25 January 2024, 13:36
N.F
Lefter Maliqi
TIRANË- Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme për të dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun e Ku&cced...
Politike
25 January 2024, 13:20
M.B
Fredi Beleri
VLORA- Në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Fredi Belerit u pyetën kancelari i prokurorisë së Vlorë...
Politike
25 January 2024, 13:31
r.ll
foto nga spak
TIRANË- Është shtyrë seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. Shkak ës...
Politike
25 January 2024, 12:52
r.ll
kreshnik hajdari
TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës është dënuar nga Gjykata e Posaçme, pasi nuk ka deklaruar dëni...
Politike
25 January 2024, 11:38
N.F
Kuvendi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka mbyllur seancën e sotme plenare vetëm pas 11 minutash pasi kishte nisur. Kjo ndodhi...
Politike
25 January 2024, 11:23
r.ll
altin dumani
SHKODËR- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me studentët e universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodë...
Politike
25 January 2024, 10:59
r.ll
kreshnik collaku
TIRANË- Deputeti demokrat i grupimit të Bashës, Kreshnik Çollaku, tha për mediat se protesta në seancë...