16 January 2026, 18:36
Nga E.d

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reformë, se pas zgjedhjeve ka një humbës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se humbësi është po ai dhe se rezultati është keq e më keq. Me ironi ai tha se reforma zgjedhore ka nisur, që kur ai ka qenë në piktor dhe jetonte në Francë.
“Duke e mbyllur me reformën zgjedhore dhe territoriale, fjala ime është që me ata shumë mirë, pa ata po aq mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne që me vetëdije të bëjmë pengun. Jo! Reforma zgjedhore ka nisur, ose në fakt ka nisur që kur isha akoma thjesht dhe vetëm piktor.
Nën ujërat e Parisit siç e keni dëgjuar. Me thonj të paprera, që atëherë komisionet bipartizane takoheshin por atëherë i bënin te OSBE. Nuk di çfarë që të them. Sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reformë, se pas zgjedhjeve ka një humbës. Humbësi është po ai dhe rezultati është keq e më keq.
Damiani e di poizicionin tim, kemi bërë një reformë zgjedhore unikale në botën demokratike. I sfidoj të gjithë se ku është kjo që qeveria ndalon së marruri frymë 4 muaj para zgjedhjeve, që çdo gjë ndalon. Dhe prapë nuk iu mjafton tani e duan 9 muaj. Po prapë edhe 9 muaj po të bëhet nuk do të lindë fitorja.
Megjithatë Damian ti e di vetë siç thoshte kryetari ynë ndjesë pastë bëni siç keni bërë gjithmonë. Për reformën territoriale e kemi të qartë drejtimin, më pak më shumë. Fjala kyçe e fundit është koordinimi”, u shpreh Rama./Dosja.al
edi rama ps mbledhje
Politike
16 January 2026, 18:29
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish debatit me gazetarin Blendi Fevziu. Gjatë fjalës përmbyl...
Politike
16 January 2026, 18:28
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në fund të mbledhjes Grupin Parlamentar të PS, deklaroi se Ministria e Jashtme &e...
Politike
16 January 2026, 18:22
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria ka tentuar të krijoj kushtet që televizioni publik të reformohet, por ka d&eum...
Politike
16 January 2026, 18:18
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mbajti edhe fja...
Politike
16 January 2026, 18:15
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek situata e krijuar në vend, si pasojë e përmbytjeve masive. Rama tha s...
Politike
16 January 2026, 18:13
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste tha se do të ...
Politike
16 January 2026, 18:10
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se anëtarësia e PD, duhet të flasë me vot&eum...
Politike
16 January 2026, 18:06
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partis&eu...
Politike
16 January 2026, 18:04
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se vendi do të nis të prodhojë makinat e ushtrisë, madje edhe për ek...
Politike
16 January 2026, 18:03
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse opozita dëshiron të bashkëpunoj, ajo është e mirëp...